Arrestohet lypësi, kërcënoi kalimtarët me thikë

0

Një lypës u arrestua sot në qytetin e Korçës, pasi kishte kërcënuar dy-tre kalimtarë të rastit.

arrestohet-lyp-euml-si-k-euml-rc-euml-noi-kalimtar-euml-t-me-thik-euml-video_hdI riu u neutralizua në kohë nga policia, teksa kërcënonte kalimtarët në bulevard më një thikë.

Në videon e mëposhtme të siguruar nga A1 Report, tregohet se si lypësi u neutralizua nga një efektiv policie. Atij, më pas, iu sekuestrua edhe thika me të cilën kërcënonte kalimtarët.

Më pas ai u dërgua në ambientet e komisariatit të Korçës, teksa vetëm pak më vonë u lirua pasi sipas prokurorit të çështjes arma e ftohtë që ai mbante nuk përbën rrezikshmëri të lartë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com