Arrestohet gjatë vendosjes së flamujve kombëtarë në Preshevë

0

 Është arrestuar pronari i kompanisë “Rrufeja”, e cila ishte e angazhuar për vendosjen e flamujve në rrugët e Preshevës.
Sipas portalit presheva.com, kompania “Rrufeja” ishte e angazhuar nga komuna e Preshevës për vendosjen e flamujve kombëtarë në rrugën 15 nëntori në Preshevë, nga shkolla fillore e deri tek qendra e Preshevës.

Kjo kompani në orët e pasdites kishte filluar me vendosjen e flamujve me rastin e pritjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama, që pritet të vizitojë Preshevën të martën, me 11 nëntor.

Gjatë vendosjes së flamujve, është arrestuar pronari i kësaj kompanie, i cili ende po mbahet në stacionin policor të Preshevës

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com