Arrestohet gjashtë zyrtarë të FIFA-s
10:02 | 27 Maj 2015

Policia zvicerane ka arrestuar gjashtë zyrtarë të Federatës Botërore të Futbollit – FIFA. Policia ka kryer operacionin mëngjesin e sotëm në një hotel në Cyrih. Akuzat thuhet se përfshijnë shpëlarje të parave dhe mashtrim gjatë 20 vjetëve të kaluar. FIFA Anëtarët e FIFA-s janë duke u mbledhur në Cyrih për takimin e tyre vjetor, që do të zhvillohet të premten, kur edhe mbahen zgjedhjet për kryetarin e Federatës. Zyrtarët e arrestuar nuk janë identifikuar. Sipas gazetës New York Times, ata pritet të ekstradohen në Shtetet e Bashkaura./Indeksonline/
Aurela Hoxha