V.V (41) nga fshati Raincë, komuna e Preshevës, u arrestua për dyshimin se kishte kryer veprën penale, mardhënie seksuale, njofton Prokuroria Publike në Vranjë. V.V, është i punësuar në Shkollën Fillore “Zejnel Ajdini” në fshatin Raincë, ku dyshohet se ka pasur marrëdhënie emocionale dhe seksuale me një nxënëse 13-vjeçare të kësaj shkolle. Me propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike, gjyqtari urdhëroi të dyshuarin të ndalohet në paraburgim deri për 30 ditë. Gjatë hetimeve të mëtejshme do të merren prova të tjera, si dhe ekspertizën e nevojshme, thuhet në deklaratë.