Arrestohet 12 vjeçari i akuzuar për vrasje

0

Një 12-vjeçar, i shpallur në kërkim në lidhje me një vrasje, është arrestuar rreth 600 kilometra larg nga vendi i krimit.

Jarrel

Jarrell Milton ishte fshehur pas vrasjes së 31-vjeçarit, Jamymell Ray, dhe plagosjes së një tjetër personi në Omaha, Nebraska, më 29 qershor. Mediat amerikane raportojnë se djali 12-vjeçar është arrestuar në Minesota mbrëmjen e së martës.

Jarrell Milton, vëllai i tij 17 vjeç dhe një 15-vjeçar, akuzohen për vrasje të shkallës së parë.

Prokurorët thanë se vrasja ndodhi në një park, ku të rinjtë kishin kontaktuar më parë me viktimën dhe i kishin thënë se do t’i shisnin atij marijuanë, por në momentin që ata janë takuar të rinjtë kanë tentuar të grabisin viktimën Jamymell Ray, si dhe 30-vjeçarin Charles Fisher, i cili mbeti i plagosur.

Autoritetet amerikane kanë thënë se 12-vjeçari do të qëndrojë në paraburgim, më pas do të vendoset nëse ai do të gjykohet si i rritur.

Një prej prokurorëve tha se Jarrell Milton është personi më i ri, i cili dyshohet për një vrasje në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë dyshim për lidhjen e tyre me bandat kriminale. /Top Channel

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com