Arrestohen tre serbë për 35 mijë dollarë të falsifikuara

0

Policia e Kosovës gjatë natës së mbrëmshme ka arrestuar në komunën e Shtërpcës, tre qytetarë serbë, nën dyshimin se kanë falsifikuar 35 mijë dollarë amerikanë që i bie rreth 32 mijë euro.

20150402094844401620

Operacioni është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit dhe Korrupsionit në regjionin e Ferizajt. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” shefi i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit për regjionin e kësaj komune, Fatmir Karaliti.
Kurse, Policia e Kosovës në një njoftim për media ka njoftuar se me vendim të prokurorit kompetent tre personave të arrestuar u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Komunikata e Policisë së Kosovës:

Me datën 31 mars 2015, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit dhe Korrupsionit, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Ferizajt, konkretisht në fshatin Drajkovc, komuna e Shtërpcës, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave, nën dyshimin e bazuar se të dyshuarit kryenin veprën penale ‘falsifikim i parasë’.Personat e arrestuar në këtë rast janë: J. M. lindur me 1983 m/serb/k Z. D. lindur me 1978 m/serb/kG. D. lindur me 1978 m/serb/k Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) dollarë amerikanë, të cilët dyshohet të jenë falsifikuar. Të gjitha veprimet policore janë kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, kurse me vendim të prokurorit kompetent personave të arrestuar u është caktuar masa e paraburgimit për (48).

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com