Arrestohen një shqiptar e një serbe, ndihmuan dhe strehuan serbin e dyshuar për vrasjen e dy femërave në Bujanoc

0
Me 22 Maj 2017, Policia e Kosovës bazuar në Informata përmes rrugëve Operative me Urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore – Gjilan është kontrolluar prona (shtëpia) e Stojanka Ristic (1951) serbe shtetase e Kosovës me banim të përhershëm në fshatin Mogill komuna e Kllokotit sepse ekzistonte dyshimi i bazuar se e njëjta së bashku me të dashurin e saj Sami Emini (1954), Shqiptar Shtetas i Kosovës banor i fshatit Mogillë, për një kohë e kanë ndihmuar dhe strehuar të dyshuarin Goran Petroviq(1993) Serb shtetas i Kosovës banues në fshatin Pasjan Komuna Partesh, duke e strehuar në vende të fshehta, për ta shmang arrestimin e të dyshuarit Goran Petroviç.
Goran Petroviç, kërkohet nga Policia e Kosovës ku gjykata ka lëshuar urdhër arrestë për vjedhjen e një pumpe të Benzinës, ndërsa Gjykata e Serbies Petroviçin e kërkon për kryerjen e vrasëjes së të dashurës së tij dhe vjehërres së tij, akuzohet dhe për plagosjen e një fëmije të të dashurës së tij.

Gjatë kontrollit është arritur që të gjendet vetëm dokumentacioni i të dyshuarit, por jo edhe ai vet pasi që gjatë natës i njëjti nga të dyshuarit e cekur ishte ndihmuar që t`i shmanget arrestit duke e fshehur dyshohet në fshatin Pasjan.

Dy të dyshuarit e lartcekur kanë qenë në njohuri të plotë duke ditur për të gjitha të bëmat dhe veprimet kriminale të të dyshuarit Goran Petroviq (grabitjet, vrasjet dhe rastet tjera, kriminale) dhe me vetëdije të plotë e kanë ndihmuar të njëjtin për të ju shmangur drejtësisë.

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit të kërkuar për shumë vepra të rënda penale edhe deri në “Vrasje të dyfishtë”, që dyshohet se ai është autor.

Të gjithë personat kushdo qofshin që në çfarëdo mënyre e ndihmojnë personin e shumë kërkuar do të përgjigjen për “Dhënie e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”
Lidhur me të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili për dy të dyshuarit Sami Emini dhe Stojanka Ristiç ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë.

Hetimet e lidhur me ngjarjen në fjalë do të vazhdojnë gjatë orëve dhe ditëve në vijim deri në arrestimin e të dyshuarit Goran Petroviç . Rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com