Arrestohen dy vllezër nga fshati Maxhere
14:17 | 15 Korrik 2017

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së shtunë dy shtëpi të familjes Salihi në fshatin Maxherë në Preshevë janë bastisur, me ç’rast është gjetur armatim. Shtëpitë e bastisura të Naser Salihit dhe vëllait të tij Sefajdinit kishin shërbyer si shtab i UÇPMB-së, ka bërë të ditur vëllai i tyre. Sipas Xhelajdin Salihit, policia dhe xhandarmëria gjatë bastisjes kanë ushtruar dhunë ndaj të lartpërmendurve. Dy vëllezërit nga Presheva janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim në burgun e Vranjes. Ndërsa armatimi i gjetur gjatë kësaj bastisje, sipas Xhelajdinit, ka qenë i mbetur nga koha kur këto shtëpi kishin shërbyer si shtab.
Aurela Hoxha