Arrestohen dy shqiptarë, kapen me kokainë në vlerë mbi 1 milion euro
10:12 | 21 Nentor 2015

Policia e Riminit në Itali ka arrestuar sot dy trafikantë e shqiptarë 23 e 26 vjeç ndërsa ka konfiskuar 1.6 kilogramë kokainë e cilësisë mjaft të pastër me një vlerë tregu mbi 1 milion euro. dsc-00011-1024x680-655x356 Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë në banesën e dy shqiptarëve ku kokaina ishte fshehur në mobiliet për mbajtjen e këpucëve. Dy shqiptarët e arrestuar ishin furnizuesit kryesor të përdoruesve të drogës në këtë territor. Në banesën e tyre janë sekuestruar dhe instrumente e materiale për dozimin e konfeksionimin e kokainës. Policia italiane ka informuar se vazhdojnë ende hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të shqiptarëve në trafikimin e furnizimin e lëndës narkotike.
Françeska Jaçe