Arrestohen dy persona nga Bujanoci për trafikim njerëzish
10:00 | 04 Prill 2015

Policia e Nishit ka arrestuar dy persona nga komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se kanë tentuar ilegalisht të transportojnë tetë shtetas të Sirisë dhe një nga Bregu i Fildishtë. Arrestimi Eshtë arrestuar N.V (29) për të cilin dyshohet se me veturën e tij “Fiat Stilo” me targa të Bujanocit ka vozitur para veturës “Audi” me targa të Maqedonisë, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, me detyrë që të vozit para Audisë për rrugë të drejtë, njofton policia. “Në veturën e dytë, “Audi” janë gjendur shtetasit e huaj dhe është vozitur nga B.D (37) dhe të dy veturat janë ndaluar afër qytetit të Aleksincës, ku të dy personave iu është caktuar paraburgim prej 30 ditësh./BujanociNet/
Aurela Hoxha