Arrestohen dy italianë, grabisnin duke folur shqip

0

armet

Dy italianë ranë në prangat e policisë pasi grabitën banesën e një pensionisti. Italianët flisnin shqip për të mos u njohur nga patrioti i tyre italian, të cilin e kanë dhunuar që ky i fundit t’i tregonte se ku ndodhej kasaforta me para.

Pasi u kamufluan duke folur si shqiptarë, dy italianët kanë mundur të vjedhin 400 euro dhe një makinë tip BMW.

Policia, e cila arrestoi dy autorët, mendoi se bëhej fjalë për shqiptarë, referuar dëshmisë së pensionistit 67-vjeçar Adriano Uboldi, i cili është shprehur se i ka dëgjuar të flasin shqip. Por në fakt, rezultoi se të arrestuarit ishin italianët.

Grabitja ka ndodhur në 19 janar në Fenegrò të Italisë, ndërsa dy autorët Alessandro Carminitana, 27 vjeç dhe Fabrizio Cerenza, 47 vjec janë vënë në pranga sot, raportojnë mediat italiane.  Grabitësit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë në përdorimin e drogës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com