Arrestohen 4 kosovarë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në Serbi
14:29 | 06 Mars 2018
Katër shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Serbi, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në territorin e komunës së Kurshumlisë. Policia serbe ka njoftuar se të arrestuarit janë M.P. (28), A.H. (31), L.H. (56) e G.B. (28), të gjithë nga komuna e Podujevës. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, përcjell GazetaMetro. Ata dyshohen se kanë hyrë në një firmë private dhe e kanë vjedhur kasafortën me një sasi parash. Sipas policisë së Prokuples, dyshohet se ata për një kohë të gjatë ‘vepronin’ në Serbinë qendrore, ku kanë kryer krime të ngjashme.

Alba Hoxha