Arrestohen 31 persona për ‘marrje me prostitucion’
14:34 | 14 Shtator 2018

“Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion, Neni 7, Ligji 03/L-124, të cilët dyshohet se me veprimet e tyre i kanë përmbushur elementet e kësaj vepre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e arrestuar në këtë rast janë gjithsej 31 (tridhjetë e një), nga të cilët 2 (dy) femra shqiptare kosovare dhe 29 (njëzet e nëntë) meshkuj shqiptarë kosovarë.

Me këtë rast është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë, por do të paraqiten personalisht në Gjykatë.

Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ku me datën 13 shtator 2018 ata janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, respektivisht në Gjykatën Themelore – Departamenti për Kundërvajtje në Prishtinë. /Lajmi.net/

 

 

 

Françeska Jaçe