Arrestohen 13 persona për kontrabandë me duhan, 7 prej tyre nga Presheva

0

Pjestarët e policisë në aksionin kundër tregtisë së paligjshme me mallra me akcizë, duhan dhe prodhime të duhanit në bashkëpunim me agjencionin për siguri dhe informacione në territorin e Vranjës dhe Suboticës kanë konfiskuar 2650 kilogram duhan dhe 1000 bokse të cigareve të ndryshme me akciza të Maqedonisë.

Policia1

Me këtë rast janë arrestuar 13 persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale, kontrabandë dhe keqpërdorim të vendit të punës. Janë arrestuar: Xh.K (1978), I.M (1973), F.SH (1983), SH.R (1977), D.K (1993), I.A (1955) dhe E.A (1981) nga Presheva, F.O (1985) F.O (1987), F.M (1983), D.M (1971) nga Vranja, N.M (1974) polic nga Surdulica dhe A.M (1968) nga Subotica. I dyshuari XH.K nga data 27.10.2014 deri 22.07.2015 ka organizuar grupën kriminale me qëllim të shitjes së duhanit të padoganuar nëpërmjet rrjetit nëpër territorin e Serbisë. Duhani me rrugë alternative është transportuar nga Maqedonia dhe Kosova.Të dyshuarit dy herë në muaj kanë shitur rreth gjysmë toni duhan me vlerë prej 10 euro për kilogram duke krijuar vlerë më së paku prej 300.000 euro.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com