Arrestime në Kufcë e Ranillug
15:01 | 16 Qershor 2016

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka arrestuar një shqiptar në Kufcë dhe një serb në Bozhevc të Ranillugut.
Në fshatin Kufcë e Epërme, të Novobërdës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit. Edhe në fshatin Bozhevc, të Ranillugut në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar një mashkull serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/
 
Edlira Rukaj