Arratisët shoferi, në kufirin e Preshevës kapet kokainë me vlerë 300.000 euro (Foto)

0

Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës, në bashkëpunim me policinë në dalje të vendit kanë ndaluar tentim kontrabanimin e rreth 2 kilogram drogës të tipit kokainë me pastërti të lartë.

Droga është zbuluar në veturë të tipit “Mercedes” me targa të Bullgarisë që po udhëtonte nga Belgjika për në Maqedoni.

Duke i faleminderuar përvojës së doganierëve që gjatë bisedës me shoferin kanë zbuluar disa faktorë rreziku, si asaj të rutës të cilën e ka kaluar, e që paraqet njërin ndër kryesorët për kontrabandë të kokainës nga perëndimi në atë lindore, vetura është dërguar në kontrollim me skaner mobil.

Gjatë skenimit të veturës, shoferi, 32 vjeçar, shtetas nga Maqedonia, arriti të ik nga vendi i ngjarjes, çka edhe ka shtuar dyshimin se ka diçka të fshehur në veturë.

Me analizë të skanerit është gjetur edhe droga me dy paketime.
Siç njofton policia, pesha e drogës ka qenë sakt 1812 gram, dhe nëse vlera në treg e një kilogrami sillet 80.000 euro, dhe në shitje pas përzierjeve për të rritur sasinë shumëzohet me 4, atherë sipas tyre vlera e saj është plot 300.000 euro.

Droga së bashku me veturën dhe dokumentat personale të shoferit iu janë dorëzuar policisë për procedurë të mëtutjeshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com