Arratiset El Chapo, lordi meksikan i drogës

0

Joaquin Guzman, lordi meksikan i drogës i njohur ndryshe si “El Chapo”, është arratisur për të dytën herë nga burgu i sigurisë së lartë, ku vuante dënimin me më shumë se 20 vite heqje lirie.

arratiset-el-chapo-lordi-meksikan-i-drog-euml-s_hd

Në një njoftim të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Meksikës thuhet se për herë të fundit Guzman ishte parë mbrëmjen e së shtunës në dushet e burgut e Altiplanos.

“El Chapo” ka qenë lider i kartelit famëkeq “Sinaloa”, i cili ka trafikuar sasi të jashtëzakonshme lëndësh narkotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kapja e tij në 2014-ën u përshëndet si një fitore e madhe e qeverisë.

Arratisja e parë e Guzmanit pas arrestimit në Guatemalë në vitin 1993, daton në vitin 2001, kur arriti të largohej nga burgu i fshehur në një kosh rrobash të palara pasi i kishte dhënë ryshfet gardianëve. /TCH/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com