Arifi: Ushtria Amerikane do ta mbështes komunën e Bujanocit me projekte të rëndësishme

0

Kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në takim Gjeneralen e Shtatmadhërisë të ushtrisë së Ohaio-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Debora Ashenhërst. Temë bisedimi ishin bashkëpunimi që ka komuna e Bujanocit me Qeverinë Amerikan të cilët që nga viti 2001 kanë realizuar projekte të rëndësishme në komunën e Bujanocit.

ushtria 2

Takimi i sotëm është vlerësuar shum i rëndësishëm nga të dyja palët, dukë theksuar se bashkëpunimi mes ushtrisë së SHBA-ve dhe komunës së Buajnocit do të vazhdojë edhe në të ardhmën, përmes projekteve të USAID-it. Vitin e kaluar Gjenerales Ashenhërst i është bërë një propozim ku është kërkuar që në disa shkolla në komunën e Bujanocit të realizohen projekte të ndrsyhme e që ky propozim është përkrahur nga ushtria e Ohaio-s përmes programeve të USAID-it, ku në shkollën “Desanka Maksimoviç” në Bilaç janë relizuar disa projekte të cilat do të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera të komunës së Bujanocit, sepse Amerikanët atë çka e premtojnë edhe e realizojnë, tha Kryetari Arifi. Arifi gjithashtu falënderoi Gjeneralen e Shtatmadhërisë së ushtrisë të Ohaio-s, për angazhimin dhe përkrahjen që po e bëjnë për komunën e Buajnocit. Nga ana tjetër Debora Ashenhërst ka deklaruar se, “takimi i sotëm është i një rëndësie të veçant kur bëhet fjalë për pakica dhe bashkëpunimi me qeveritë lokale. ushtriaDihet se ushtria e Ohaio-s ka filluar nëj bashkëpunim me ushtinë e shtetit të Sërbisë mirëpo kjo nuk do të thot se projekte të tjera do të mungojnë. Për ushtrinë e Ohaio-s është një kënaqësi të bashkëpunoj me qeveritë lokale dhe të i ndihmoj popullit civil të kësaj komune” ka thënë Ashenhërst, duke shtuar se, qytetarët e kësaj komune janë koshient se mund të gjejnë përkrahje tek projektet që do të realizohen edhe në të ardhmën kur dihet edhe rëndësia që kanë pakicat dhe ndihma për këta të fundit, mirëpo është e mirëseardhur edhe çdo kërkes dhe propozim nga kryteari i Komunës z.Arifi. Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të ushtrisë së Sërbisë të cilët e kanë përkrahur qëndrimin e Gjenerales Ashenhërst. Para takimit me kryetarin Arifi Gjeneralja e Shtatmadhërisë së Ushtrisë të shtetit të Ohaio-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Debora Ashenhërst kishte vizituar edhe bazën ushtarake në Cepotinë ku ushtria e SHBA-ve po qëndron në bazën Jug me qëllim të ushtrimeve të përbashkëta që janë duke u zhvilluar në këtë bazë. Vlenë të përmendet se kjo është hera e parë që një Gjeneral i Shtatmadhërisë së Ushtrisë së SHBA-ve i bënë komunës Bujanocit/BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com