Arifi: Uron besimtarët islam për festën e Bajramit
15:59 | 14 Qershor 2018

Të nderuar vëllezër e motra të besimit islam, Më lejoni që në prag të festës së Fitër Bajramit, në emër të çdo anëtari dhe simpatizuesi të Partisë Demokratike t’ju uroj këtë festë të bekuar, duke u lutur tek Zoti i Gjithëmëshirëshëm që ta na pranojë agjërimin dhe adhurimet e kryera gjatë muajit të Ramazanit dhe njëherit të na mundësojë ta festojmë këtë festë në frymën e unitetit dhe solidaritetit. Gjithashtu, uroj që adhurimet ndaj Zotit dhe respekti për njëri tjetrin të nashoqërojnë gjatë gjithë vitit, duke qenë falemnderues ndaj Zotit dhe unitar e solidar në mes veti.
Nagip Arifi Kryetar i PD-së
Aurela Hoxha