Arifi Udoviçkit: Përse shqiptarët e Luginës nuk po inkuadrohen në organet shtetërore?

0

Në Bujanoc sot ka qëndruar ministra e Administratës shtetërore dhe pushtetit lokal dhe një herit nënkryetare e Qeverisë së Serbisë, Kori Udoviçki ku është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Pas takimit me Arifin ata së bashku kanë zhvilluar dhe një takim punë me kryetarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë si dhe me deputetët popullor për të u njoftuar për së afërmi me problemet e këtyre komunave.

takimi 1Në këtë takim të përbashkët përfaqësuesit e të tri komunave kanë pasur mundësin që t’i shtrojnë pyetej ministres për problemet që ekzistojnë në Lugin: Përse organet shtetërore nuk e respektojnë ligjin për shkrimin dhe leximin në gjuhët e pakicave, përse Qeveria e Serbisë nuk e respekton ligjin për punësimin e shqiptarëve në organet shtetërore, në mënyrë proporcionale në komunat ku jetojnë. Pas takimit në prononcim për media ministrja Udoviçki veç tjerash tha se, Qeveria e Sërbisë është duke u angazhuiar që të gjithë fëmijët dhe qytetarët pavarësisht nacionalitetit, shqiptarë, serb apo romë, të qëndrojnë këtu dhe ta kenë një të ardhme të mirë dhe me vende të punës. “Mund të them se në nivel lokal nëpër komuna janë duke u realizuar më së miri interesat e qytetarëve, dhe 70% e benificioneve kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Gjatë vizitës në Bujanoc kam pasur rastin të ndëgjojë për shumë vështirësi me të cilat përballen qytetarët e këtyre komunave, dhe bashkëpunimit mes pushteteve lokal dhe atij qendrorë” ka thënë Udoviçki dhe ka shtuar se, “dua të theksoj se situata të ngjashme ka shumë në tërë Serbinë sepse kemi nevojë akoma për avansimin e institucioneve, dhe ta përmirësojmë mënyrën e bashkëpunimit në mes të pushtetit qendrorë dhe atij lokal gjithkund” ministrja si shembull mori ndalesën e punësimit e cila vlen për të gjithë Serbinë dhe kjo është një frenim i madh për pushtetet lokale, ku qeveria duhet ti përmbahet këtij ligji sepse kështu, thotë ajo “e parandalojmë borxhin dhe në këtë mënyrë mund të ecim përpara”.takimi 2 “Megjithatë këtu në, Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ekzistojnë probleme me të cilat duhet seriozisht të merremi dhe un sot dua të them edhe diçka rreth kësaj. Kjo qeveri e cila është duke punuar për ardhmërinë, duam të ndërtojmë vendin ku të gjithë fëmijët dhe qytetarët pavarësisht nacionalitetit shqiptarë serb apo romë, të qëndrojnë këtu dhe ta kenë një të ardhme të mirë me vende të punës, për këtë është e nevojshme që të gjejmë një zgjidhje afatgjatë cilën duhet ta bëjë qeveria dhe të punësojmë në ketë drejtim. Nuk mund të ndërtohet ardhmëria pa bashkëpunim, pa bisedime të mirëfillta pa tejkaluar të gjitha barrierat të cilat janë pengesë për ndërtimin e një stabiliteti i cili është i nevojshëm për të gjithë ne” ka përfunduar Udoviçki. Nga ana tjetër kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka theksuar disa pyetje që iu kanë shtruar ministres Udoviçki e që i preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës. “Kemi pasur një takim shumë të hapur, në frymën e tolerancës dhe kemi pasur mundësin që të gjithë përfaqësuesit e tri komunave ti prezantojmë problemet dhe kërkesat e tona, sikurse kryetarët e komunave po ashtu edhe deputetët popullorë. Sot në Bujanoc nuk ka qenë vetëm si ministre e Administratës shtetërore dhe pushtetit lokal por edhe si nënkryetare e Qeverisë së Serbisë, ku i kem bërë pyetje Ministres, përse organet shtetërore nuk e respektojnë ligjin për shkrimin dhe leximin në gjuhët e pakicave? përse Qeveria e Serbisë nuk e respekton nenin 77 të kushtetutës së Serbisë e cila ka të bëjë me punësimin e shqiptarëve në organet shtetërore, në mënyrë proporcionale në komunat ku jetojnë? kemi hapur edhe pyetjen e shëndetësisë dhe arsimit dhe kyçjen e shqiptarëve në organet shtetërore dhe kemi kërkuar, përse shteti i Serbisë nuk e respekton vendimin e Qeverisë i cili është aprovuar në vitin 2010 për kyçje shqiptarëve në organet shtetërore.? Nënkryetarja e Qeverisë në disa pyetje ka dhënë përgjigje, ndërsa në disa na kanë premtuar se do të na jap përgjigje pas konsultimeve me organet përkatëse” është shprehur pas takimit kryetari Arifi. Në fund kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviç tha se “Në të ardhmen do të mundohemi që këtë rajon ta vizitojnë edhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Serbisë, të cilët në këtë mënyrë përsëafërmi të njoftohen me situatën dhe kushtet e qytetarëve dhe kërkesat e tyre”. Ne fund Udoviqki ka theksuar se ne të parët duhet të besojmë në këtë se ardhmëria duhet te jetë stabile, dhe pastaj të tjerët të binden se ardhmëria është stabile dhe të investojnë tek ne. Qeveria e Serbisë përmes TK është duke bërë të pamundurën që të ketë një zhvillim ekonomik në këtë rajon dhe këtë vit nëpërmjet TK do të investojë 407 milion dinarë në këto komuna me qëllim të një jetë më të mirë për qytetarët./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com