Arifi: Së shpejti do të punësohen 99 persona nga komuna e Bujanocit

0

Këshilli komunal i komunës së Bujanocit sot ka mbajtur seancën e tetë me radhë për këtë vit.

N Arifi

Në kuadër të pikave të rendit të ditës njëra ndër to dhe pa dyshim si më e rëndësishmja ishte vendimi i këshillit për punësim për aftësimin profesional ku antarët e këshillit kanë votuar pro për ndarjen e mjeteve shtesë për të u punësuar 99 persona të rinj në ndërmarrje apo institucione të tjera.

Ndërkaq pjesë e rendit të ditës ishte edhe propozim konkluzioni për ndarjen e mjeteve financiare për bashkfinansimin e projektit me progresin evropian pik kjo e cila kaloi padyshim nga antarët e këshillit ku sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit komuna jone ka ndarë 10 milion dinar për aftësimin profesional si dhe 5 milion dinarë për subvencione.

Kryeatri Arifi matej sqaroi se ditën e premte edhe do të bëhet nënshkrimi i kontratave për punëtorët të cilët kanë plotësuar kriteriumet apo fituar të drejtën e pjesëmarrjes në ketë projekt.

Për realizimin e këtij projekti punëtorët e kontraktuar do të fillojnë punën nga data 1 qershor nëpër ndërmjet publike ndërsa nga data 15 gusht nëpër institucionet arsimore.

Në këtë seancë të udhëhequr nga vetë kryetari Arifi ishin gjithsejtë pesë pika të rendit të ditës e në mesin e tyre që janë aprovuar ishin edhe ankesat nga ndërmarrja publike drejtoria për ndërtim dhe shkolla fillore “Dragomir Trajkoviq”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com