Arifi: Sa më shpejt të zbardhet rasti i sulmit fizik ndaj të rinjëve shqiptar

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagi Arifi ka reaguar lidhur me incidentin e të së enjtës në Bujanoc ku u sulmuan dy të rinjë shqiptarë nga një grup serbësh të cilët si pasojë morën lëndime trupore.

2

Në reagimin e kryetarit Arifi thuhet se, “shpresoj se do të jetë rast i izoluar ai që ndodhi ditën e djeshme, që disa të rinjë nga nacionaliteti serb kanë sulmuar dy të rinjë shqiptarë” Njeriu i parë i komunës gjithashtu ka dekalruar se “kemi kërkuar nga organet e brendshme të zbardhet ky rast i shëmtuar, duke apeluar qytetarët e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në komunën e Bujanocit të mos ndodhin këso raste dhe ta ruajnë gjakëftohtësinë./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com