Arifi: Qeveria duhet të jap sqarime

0

Kuvendi komunal i Bujanocit në mbledhjen e fundit të mbajtur të mërkurën, veç tjerash iu është përkushtuar edhe privatizimit të disa ndërmarrjeve në komunën e Bujanocit të cilat janë në interes të popullatës, proceduar e të cilave është ndërprerë nga agjensioni për privatizim pa dhënë asnjë sqarim.

Arifi

Kuvendi komunal iu është drejtuar me pyetje konkrete Ministrisë së Ekonomis në Republikën e Sërbisë dhe agjensionit për prvitazim, lidhur me procedurën e privatizimit të kompnis “Jugokop” dhe kompanive tjera të cilat me hyrjen në funksion do të kishin hapur vende të reja pune dhe njëkohësisht do të kishin ndihmuar zhvillimin e konomik. Në një deklaratë dhënë RTB-së kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi, ka thënë se, “Ajo që është në interes për qytetarët e komunës së Bujanocit, është se kuvendi komunal i Bujanocit ka marrë një iniciativë ku ka kërkuar nga Ministria për Ekonomis përgjigjen, lidhur me mos privatizimin e kompanis “Jugokop” e cila është marrë me përpunimin e mishit, të kërkohet pëlqimi apo mundësia e dhënies me qira të ndonjë kompanie tjetër private e cila është e interesuar për ta huazuar, por jo edhe për ta blerë”, ka thënë kryetari Arifi, duke shtuar se, “deri në këto momente sa ne jemi të njoftuar për huazimin e “Jugokopit” janë të interesuara dy kompani, “Agro Adria” dhe një kompani nga Italia e cila mirret me përpunimin e mishit” Arifi ka thënë se, në mbledhjen e KK është kërkuar nga ministria që atyre kompanive të i mundësohet, por edhe kompanive tjera të cilat janë të interesuara, pasi që është ndërprerë proceduara e privatizimit, atëherë ti mundësohet huazimi dhe kompania “Jugokop” të fillojë të meret me veprimtarinë e vetë, dhe kjo është për të mirën e qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe të atyre të cilët meren me prodhimet bujqësore. Këshilltarët e komunës së Buajnocit kanë aprovuar edhe një pik të rendit të ditës e cila është me interes të madh për qytetarët e kësaj komune, ku është kërkuar nga Ministria e Ekonomis e R.Sërbisë dhe nga Agjensioni për privatizim të japin sqarime KK të Bujanocit, se për çfarë arsyeje është ndërprerë procedura e privatizimit, dhe të japin sqarime se a ka patur të interesuar për privatizimin e kompanive, pasi që ka qenë konkursi vitin e kaluar dhe kush ka patur mundësi, qofshin ata persona fizik apo juridik të paraqiten në konkursin e privatizimit të këtyre kompanive. Arifi ka dekalruar se, “të japë sqarime Qeveria, përse Banja e Bujanocit nuk privatizohet, përse Industria e duhanit nuk privatizohet, mos vallë nuk ka të interesuar apo ka diçka tjetër që KK nuk është njoftuar, sikurse edhe për kompanin Pranvera (Proleçe) dhe kompanit tjera të cilat për momentin, në konkursin të cilin e ka shpallur Agjensioni për privatizim, kanë qenë 15 ndërmarrje në komunën e Bujanocit të cilat kanë qenë në procedurën e privatizimit”/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com