Arifi: Qëllimi ynë është që paratë e buxhetit të mbledhura nga taksapaguesit e komunës të shpërndahen aty ku është më së shumti nevoja

0

Intervistë më kryetarin e komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifin

Nagip-Arifi

“Objektivi jonë kryesorë është stimulimi i ndërmarrësisë private, ku nëpërmjet granteve të llojllojshme, qoftë me mjete vetanake, qeveritare, të Trupit kordinues apo të donatorëve të huaj kemi mundësuar, gjatë këtyre tri viteve janë punësuar mbi 300 punëtor të ri, ndërsa në programin tjetër, për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, mbi 50 ndërmarrjeve private iu janë ndarë mjete për sejcilin nga 1 deri në 3 milion dinar”

Intervista: 

BujanociNet: Z. Kryetar, 4 vite pas themelimit të Partis Demokratike, cilat janë të arriturat e këtij subjekti politik?

Pas katër vite të themelimit të subjektit politik PD, pa asnjë fije dyshimi mundem të them i bindur në këtë periudhë kohore mjaftë të shkurtër, subjekti jonë ka arritur mjaftë si në planin përfshirës të anëtarsimit të simpatizueseve po ashtu edhe në rrafshin organizativ, dhe kuptohet në planin qeverisës si bartëse e pushtetit në këtë mandat zgjedhor, rrespektivisht që nga qershori i vitit 2012 kur edhe në zgjedhjet e majit të njejtit vit, pas vetëm një viti jo të plotë dolëm si partia më e madhe në Bujanoc.

BujanociNet: Kur në fillim nisët hapat e para, a e kishit planifikuar se PD pas 4 viteve do të jetë këtu ku është sot?

Pa modesti, mundem i bindur të them se ne kemi qenë të sigurtë se do të arrijme këtë sukses, sepse jemi bazuar në dëshirën dhe vullnetin e popullit për një qeverisje për popullin, prandaj edhe nuk kemi pasur luhatje në determinimin tonë se do të kemi këtë përkrahje dhe sukses.

BujanociNet: Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare Partia Demokratike përveç inkuadrimeve të shumta të simpatizantëve të rinjë, ka patur edhe disa pakënaqësi në radhët e saja, ku disa anëtarë edhe janë larguar nga PD, është kjo normale në politikë?

Është e vërtetë se pas themelimit partisë sonë iu është bashkangjitur një numër imadhë anëtarësh, por në rrugëtimin esajë, disa persona që ndoshta objektivat e tyre ,,personale,, nuk i kanë arritur ti realizojnë, dhe janë larguar nga subjekti jonë, por numri i tyre është shumë i vogël në krahasim me numrin e anëtareve të rinje që i u kan bashkuar radhëve të partis son, por duhet të pranojmë se ky fenomen ndodhë në sistemin demokratik, por në fund të fundit ata nëse gjejnë më më mirë, udha e mbarë i qoftë!

ok1

BujanociNet: Z. Kryetar, pas themelimit të PD-së ju qysh në zgjedhjet e para lokale arritët që të merni timonin e drejtimit të pushtetit lokal, dhe po mbushën 3 vite. Sa keni arritur që ta realizoni programin e planifikuar?

Qëllimi dhe objektivi i jonë ka qenë dhe është që të mirëqeveriset, që paratë e buxhetit të mbledhura nga taksapaguesit e komunës sonë të të shpërndahen aty ku është më së shumti nevoja, dhe në këtë qëllim e kemi arritur, ndërsa programi i planifikuar përkundër pengesave objektive, sidomos me thellimin e krizës ekonomike në Serbi por edhe pengesave të natyrës tjetër është kah realizohet në tërësi, në përputhshmëri me kompetencat e pushtetit lokal, ku jemi munduar të jemi sa më gjithëpërfshirës.

BujanociNet: Zhvillimi ekonomik është një shtyll kryesore e funksionimit të suksesshëm të pushtetit lokal, si qëndron gjendja në këtë drejtim, a është duke ecur zhvillimi ekonomik i komunës së Bujanocit në binarët e duhur?

Të gjithë potencialin tonë e kemi koncentruar në zhvillimin ekonomik, që nënkupton krijimin e kushteve optimale për ivestitorët potencial, që sidomos u krijuan kushte maksimale me planin e ri hapsinor dhe urbanistik, dhe me krijimin edhe të dy zonove të reja ekonomike, me donacione të përhershme në sektorin e bujqësisë dhe në sektorin privat, sidomos në ndërmarrjet e vogla të cilat me programe të ndryshme janë stimuluar në zhvillimin e tyre. Objektivi jonë kryesorë është stimulimi i ndërmarrësisë private, ku nëpërmjet granteve të llojllojshme, qoftë me mjete vetanake, qeveritare, të Trupit kordinues apo të donatorëve të huaj kemi mundësuar, gjatë këtyre tri viteve janë punësuar mbi 300 punëtor të ri, ndërsa në programin tjetër, për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, mbi 50 ndërmarrjeve private iu janë ndarë mjete për sejcilin nga 1 deri në 3 milion dinar, ndërsa progami i veçantë është për sektorin e bujqësisë që ne mendojmë se duhet për shkak të perspektivës afatgjate të jetë prioriteti kryesor dhe në ket drejtim në çdo vitë kemi ndajtur 10 deri në 12 milion dinare. Punësimi është bërë në bazë të konkursit, dhe baza partiake nuk është përfillur kurrë.

BujanociNet: Mos të harrojmë se në këtë drejtim kemi edhe kritikat e opozitës , për ngecje në zhvillimin e konomik, sipas tyre pushteti lokal ka humbur disa miliona dinarë nga Trupi Koordinues, sa ka të vërtetura në këtë drejtim?

Per dallim nga pushteti i periudhës 2008-2012, kur komunat e Preshevës dhe Medvegjës në raport me Bujanocin merrnin më shumë mjete, ne tash marrim shumë më shumë se ata dhe nuk ka të vërteta në thashethënet e opozitës, se në fund të fundit objektet kapitale në këtë periudhë duken dhe nuk bëhet fjalë për dështime por për të arritura në një klimë shumë më të pafavorshme se në mandatin e kaluar. Është e vërtetë se Ligji i ri për prokurime ngadaleson ndonjëherë procedurat, por ajo duhet të rrespektohet, dhe ndoshta krijon ndonjë ,,mashtrim optik,, për opozitën.

11667319_10153381043662674_1160819396428544821_n

BujanociNet: Në gjysmën e parë të këtij viti, keni patur një sër takimesh, me diplomat ndërkombëtarë, cili është qëndrimi i tyre rreth situatës në përgjithësi në Luginë, veçmas në komunën e Buajnocit?

 

Diplomatët ndërkombëtar, sidomos ata perendimor gjatë cdo takimi me ne shprehin interesimin e tyre serioz që në Bujanoc por edhe në Luginë të ketë zhvillim por edhe të mbretëroj paqe, por sidoqoftë ata vëzhgojnë situatën dhe bëjnë trysni në qeverinë e Serbisë që të avansoj gjendjen në Luginë.

BujanociNet: Sa i përket investimeve nga donatorët e huaj, sa jeni të kënaqur në këtë drejtim?

Duhet të pranohet se të gjitha të arriturat në Bujanoc në 14 vjëtët e fundit janë bërë me ndihmën parezervë të donatorëve të huaj, qoftë me investime të drejtëpërdrejta, ose duke i bërë trysni pushtetit në Beograd dhe ndihma e tyre kurrë nuk është ndërprerë, bile është shtuar sidomos me inkuadrimin e qeverisë turke, dhe presim që edhe më tej të vazhdoj ky trend. Kur jemi te donatorët nuk mund ti harrojmë edhe bashkëatdhetarët tanë të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë në botën perëndimore. Ata gjithnjë kanë qenë një ndër shtyllat kryesore, sepse asnjëherë nuk kanë kursyer kontributin e tyre për vendlindjen. Ne si pushtet lokal jemi duke u munduar që ti plotësojmë kushte të volitshme edhe atyre që të mund të investojnë në vendlindje, dhe unë shfrytëzoj rastin që ti urojë mirëseardhje në vendlindjen e tyre duke i uruar pushime sa më të mira pranë gjirit familjarë.

10959539_10153248312532674_1540254314036263126_n

BujanociNet: Z.Kryetar, kur jemi te infrastruktura, cilat janë të arriturat dhe ngecjet në këtë drejtim, a mendoni se keni arritur që ti plotësoni kërkesat e popullatës, në përmirësimin e infrastrukturës, sikurse në venbanimet poashtu edhe në vet qytetin e Bujanocit?

Çdo vendbanim në komunën e Bujanocit, sidomos vendbanimet shqiptare kanë: shkolla të reja, ndërsa shkolla e mesme “Sezai Surroi” është ndër më modernet në regjion. Çdo vendbanim ka të rregulluar furnizimin me ujë të pijshëm, ka të asfaltuararrugët, kanë terene sportive të asfaltuara, pjesërisht është i rregulluar kanalizimi. Çdo vend ka shërbimin primar shëndetësor, dhe të dy rrugët që cojnë për Kosovë, qoftë në drejtim të Dobrosinit apo të Breznicës janë të asfaltuara, ndërsa është në përfundim edhe pregaditja e dokumentacionit për tu asfaltuar rruga deri në Zarbincë që mundëson qarkullimin në tërë Malësinë e Bujanocit. është rregulluar qendra e Bujanocit etj. Është vështirë të përmenden të gjitha projektet e realizuara dhe për këtë arsye ne nuk mundem të mos jemi të kënaqur.

11377239_10153284306277674_908277537544372532_n

BujanociNet: kryetar, Arsimi shqip edhe më tej mbetet një tem e nxehtë në Luginë, akoma nuk ka diçka të definuar rreth teksteve nga Kosova, por në anën tjetër kemi ndërtimin e objektit të shkollimit universitarë në komunën e Bujanocit, dy tema të ndryshme por që lidhen me arsimin. Sa ka gjasa që ky shtator të dallojë nga shtatorët e tjerë?

Është e vërtetë se nxënësit tanë kanë pengesa serioze në përdorimin e teksteve, dhe për këtë arsye kem pasur bisedime mjaftë serioze, qoftë me Ministrin e arsimit të Kosovës apo atë të Serbisë, dhe kemi kërkuar në mënyrë kategorike, sidomos nga ministri serb që definitivisht të zgjidhet ky problem serioz për nxënësit tanë, por edhe i kem kërkuar që të ndërpritet mosnostrifikimi i diplomave të të diplomuarve në Prishtinë. Ndërsa ndërtimi i objektit universitar në Bujanoc është projekt strategjik që frytet e tija do të jenë për shumë gjenerata të ardhshme.

BujanociNet: Për fund, nuk do të ishte intervista e kompletuar nëse do ta kishim lënë anash zhvillimin e bujqësisë në komunën e Bujanocit. Për shkak të pozitës gjeografike që ka kjo komun, bujqësia mund të jetë burim jetësor i shum ekonomive familjare. Sa është duke iu përkushtuar pushteti lokal zhvillimit të bujqësisë?

Edhe më herët e ceka se bujqësia eshtë prioriteti kryesor dhe perspektiva themelore e komunës sonë, dhe për këtë programet, subvencionet dhe donacionet janë të hapura gjatë tërë vitit për ata që janë të interesuar, jeni deshmitar qe para nje jave jan ndajtur 47 grante per bujqit qe kan aplikuar per blerjen e makineris bujqesore me vler prej 2 milion dinar. Është i hapur konkursi për prodhuesit e duhanit ku jan të parapara me buxhetin komunal të ndahen 5 milion dinar subvencione, pas rishikimit të buxhetit prap do të ket konkurs për ndarjen e mjeteve për zhvillimin e bujaqësis sidomos për ata prodhues që janë të interesuar të rrisin prodhimtarin e tyre bujqësore duke i siguruar mjete për blerjen makineris bujqesore.

BujanociNet: Z.kryetar, për fund na thuani, nëse zgjedhjet do të shpalleshin këtë vit sa jeni të përgaditur në këtë betejë në krahasim me ato të kaluarat?

Nuk do të ishim parti politike serioze nëse në çdo moment nuk do të ishim të gatshëm të ballafaqoheshim me verdiktin e popullit, sidomos kur e dijmë se çdo herë kemi qenë në shërbim të tijë, por për dallim nga viti 2012 kur dolëm për herë të parë në zgjedhje, tash kemi më shumë përvojë se herën e pare./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com