Arifi: Pushteti lokal i Bujanocit përkrahë barazin gjinore

0

Gjatë ditës së sotme në sallën e vogël të shtëpisë së kultures në Bujanoc u mbajtë tryezë e rrumbullakët, ku panelist ishin kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, Sanja Popoviç kryetare e shoqatës “Grate afariste në Serbi dhe Fazila Azemoviç, kryetare e shoqatës së grave afariste në Bujanoc, si dhe grate afariste nga komuna e Bujanocit.

03

Temë e kësaj tryeze ishte prezantimi i projektit “Ndërmarrëset kontribuojnë” dhe memorandum bashkëpunimi me kuvendin popullorë të Serbisë. Në fjalimin e kësaj konfenrence kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi premtoi mbështjetje të fuqishme për grat afariste të kësaj komune duke thënë se, pushteti lokal është duke punuar vazhdimisht që në periudhën e ardhshme të ketë barazi gjinore. 01Ndërkaq Sanja Popoviç kryetare e shoqatës së grave afariste në Sërbi tha se, këto aktivitete kanë për qëllim zgjerimin e njohurive të grave ndërmarrëse si dhe shkëmbimin e ideve të tyre për punë më të suksesshme, natyrisht se ky projekt është i suksesshëm pasi që shoh një numër të madh të grave të interesuar dhe qëllimi jonë është që t’i ofrojmë kushte sa më të mira për punë dhe ndihmë nga Qeveria e Republikës së Sërbisë. 02Pas fjalimit të zonjës Popoviç, kryetarja e shoqatës së grave afariste të komunës së Bujanocit Fazila Azemoviç tha se, duke falemnderuar gjithmon përkrahjen e pushtetit lokal të Bujanocit ky rrjet bashkpunimi me grat e komunës sonë është mjaft i sukseshëm, duke u bazuar në rritjen e numrit të grave në projektin “Grat përparojnë”./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com