Arifi: Programi i aprovuar në dhjetor 2014 po realizohet sipas planit të paraparë

0

Gjithçka është duke u implementuar sipas planit dhe programit i cili është aprovuar në kuvendin komunal më 26 dhejtor të vitit 2014 sa i përket investimeve dhe projekteve, tha i pari komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

DSCN7688

Sa i përket investimeve të një rëndësie të veçant është edhe ndërtimi i objektit universitar në Bujanoc, sipas kryetarit Arifi procedura e punëve rreth ndërtimit të objektit për shkollim të lartë në komunën tonë janë duke shkuar sipas planit, procedura e inventarit është kryer, shpresojm se më datën 1 tetorë studentët mësimet do të fillojnë ti zhvillojnë në objektin e ri. sheshi3Investim tjetër kapital është edhe renovimi i qendrës së qytetit i cili i ka dhënë një pamje të bukur Bujanocit, duke mos lënë anash as renovimin e objektit të komunës nga bashkëatdhetarët nga Turqija që është pjesë e investimeve që janë realizuar këtë vit. Ndërsa sa i përket investimeve të cilat janë aprovuar në kuvendin komunal më 26 dhjetorë të vitit 2014 për komunën e Bujanocit, gjithçka është duke u implementuar siç edhe është paraparë. objekti 1Ka projekte që ende nuk ka filluar realizimi për shkak të procedurave që janë në prokurimet publike. Sipas kryetarit Arifi një problem është në renovimin e shtratit të lumit në fshatin Tërnoc, të gjitha kompanit të cilat kanë qenë nga terrnitori i komunës Bujanoit, për fatë të keq komisioni i shkallës së dytë i ka refuzuar dhe nuk kanë mundësi të garojn, pritet të shihet se si më tutje, se çka do të vendoset tha kryetari Arifi. Edhe në të ardhmën priten investime në të gjitha fushat në komunën e Bujanocit dhe pasi që po afron edhe koha e ardhjes së mërgimtarëve kryetari i komunës së Bujanocit i uron mirëseardhje të gjithëve duke cituar se edhe situata e sigurisë në vendin tonë është e qetë dhe e gatshme të i pres mërgimtarët./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com