Arifi: Për shkollat e mesme, nuk ka asnjë tekst në gjuhën shqipe, Ministri ka premtuar se të gjithë nxënësit shqiptar do të kenë tekstet në gjuhën amtare

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi pas takimit me minstrin e arsimit dhe shkencave Srgjan Verbiq ka thënë se për mësimin nga klasa e parë deri në klasën e katërt mungojnë tri tekste mësimire, ndëra për nxënësit e klasave më të larta më shumë.

index

“Për mësim në shkollat e mesme, nuk ka asnjë tekst në gjuhën shqipe. Ministri këtë e di, por ka premtuar se të gjithë nxënësit shqiptar në Serbi do të kenë së shpejti tekstet në gjuhën amtare” ka thënë Arifi pas takimit me ministrin.

Ministri Verbiq, ka thënë se është i kënaqur në takimin me kryetarin Arifi, dhe se “kryesisht” pajtohet me kërkesat dhe sygjerimet për të përmirësuar kushtet për mësim.

“Ajo për të cilën ne nuk pajtohemi është dinamika me të cilën do të përmbushen pasi ekziston ndalesa për të punësuar njerëz të ri në administratë publike dhe zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqiptarëve. Pasi ti përfundojmë këto zgjedhje, do të fillojmë ti zgjidhim problemet” ka thënë Verbiq.

Ai ka thënë se është i sigurt që vitin e ardhshëm do të ketë edhe më shumë tekste në gjuhën shqipe që do të jenë shumë kualitativ.

Verbiq ka thënë se në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë shpërndarë 2400 libra nga programi i teksteve falas, të cilat i financon buxheti shtetërorë.

Ministri i arsimit tha se ka qenë i njoftuar për protestën që do të mbahet në shkolla, por orët në shkollat e Bujanocit që ai i kishte vizituar, ishin mbajtur në mënyrë normale.

Kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka thënë se në 4 vitet e kaluara janë miratuar 88 tekste në gjuhën shqipe ndërsa këtë vit janë lejuar edhe 16 tekste mësimore nga Shqipëria.

Drejtori i shkollvs fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, Hevzi Aliu ka thënë se nga klasa e pestë deri në klasën e tetë fillore ende nuk ka tekste mësimore në gjuhën shqipe për art figurativë, kulturë muzikore, histori, gjeografi, biologji dhe kimi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com