Arifi: Për 2.700.000 dinarë rriten të hyrat nga Trupit koordinues për komunën e Bujanocit

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka qëndruar në Beograd ku ka marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në këtë takim kanë marrë pjesë dhe kryetari i komunës së Preshevë, Ragmi Mustafa, ai i Medvegjës, Dragisha Petroviq, përfaqësuesit e Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Misionit të OSBE-së, ambasadës së Britanisë së Madhe dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

hqdefaultNë një deklaratë telefonike dhënë BujanociNet kryetari Arifi, tha se, “në këtë mbledhje është biseduar për raportin e punës të vitit 2014 dhe programin apo propozimin e planit për vitin 2015 dhe ajo që është me rëndësi për qytetarët e komunës së Bujanocit, në ktë mbledhje është arritur që në krahasim me vitin e kluar për komunën e Bujanocit të rritet shuma e mjeteve për këtë vit edhe për 2.700.000 dinarë, kështu që transferi nga Trupi koordinues do të jetë 109.770.000 dinarë për komunënë e Bujanocit” Këto mjete, sipas kryetarit Arifi janë të parapara për investimet në infrastrukturë, komuna jonë gjithashtu do të ketë edhe plus 20 milion dinarë për rregullimin e objektit të shkollimit të lartë. Në këtë mbledhje njëzerit është aprovuar edhe propozim vendimi për ndarjen e mejteve për subvencionet të cilët kanë të bëjënë me kompanit privat, subvencione që komuna e Bujaocit ka patur edhe në vitet 2013 dhe 2014, shuma e ndarë për këtë vit është rreth 49 milion dinarë për subvencionet e zhvillimit ekonomik, kështu që në një mbledhje të ardhshme do të vendoset se kur do të hapet konkursi për subvencionet për zhvillim ekonomik të komunës së Bujanocit. Gjatë deklaratës, kryetari i Bujanocit ka thënë se “sa i përket Trupit koordinues unë shpresoj se nuk do të kemi ndonjë problem në aspektin e procedurës së tenderimit të projekteve” duke përkujtuar se gjatë ditës së djeshme është bërë nënshkrimi i projektit sa i përket ndërtimit të shkollimit të lartë ku obligimi i komunës ka qenë 2 milion dinarë dhe 20 milion i Trupit koordinues dhe së shpejti ato mjete do të transferohen në buxhetin e komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com