Arifi: PD ka alternativa dhe program se si duhet të qeverisë me Këshillin Nacional

0

Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, Kryesisa e Partisë Demokratike e cila është në pushtet, në mbledhjen e mbajtur të premtën me 19 shtator, në mënyrë unanime është marrë vendimi për të marrë pjesë në zgjedhje për Këshillë Kombëtar Shqiptar.

nagipi 1

Tre ditë pas deklarimit të PD-së për pjesëmarrje në zgjedhje, sot kryetari i kësaj partie Nagip Arifi, një herit kryetari i komunës së Bujanocit, ka thënë se, “Unë skam qenë as para katër viteve kundër Këshillit Nacional Shqiptar, si pas tij ai ka kontribuar dhe ka votuar në zgjedhjet e para. Sipas Arifit PD-në e ka shtyre fakti që të marrë pjesë për dy qëllime, ngecja e deritanishme udhëheqësis së KNSH në zgjidhjen e problemeve në katër fushat për të cilat zotohet KNSH, Arsim, kulturë, informim dhe simbolet kombëtare, në kto sfera partia e deritanishme e cila ka udhëhequr me KNSH, ka treguar vetëm ngecje dhe asnjë herë nuk janë parë rezultatet, përveç në kohën kur Zejni Fejzullahu ka qenë kryetarë i komisionit për arsim, ka thënë lideri i PD-së. Arifi gjithashtu ka potencuar se PD ka alternativa dhe program se si duhet të qeverisë me Këshillin Nacional dhe nuk do të jetë ashtu siç ka punuar KNSH deri tani, ku ka pasur në komisione deri në 100 antarë. I pyetur se a do të këtë kalkulime brenda kësaj kohe me ndonjë parti tjetër për koalicion në zgjedhjet e 26 tetorit të këtij viti, Arifi tha se, do të ketë një konkurecë më të mirë nëse dalim secila vet, por nuk e përjashton mundësin që pas zgjedhjeve të ketë bisedime për koalicione. Kryetar i PD-së, tha se, brenda kësaj kohe do të bisedoj kryesia për emrin i cili do të dal në listë i pari për kandidatë si dhe do të propozohen kandidatët për antar të këshillit nacional shqiptar. Deri më tash përveç Partisë Demokratike (PD), për pjesëmarrje në zgjedhje për Këshillë Kombëtar Shqiptar janë deklaruar edhe dy subjekteve tjera me seli në Preshevë, Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimit Demokratik i Luginës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com