Arifi: Nuk na duhen mësimdhënës nga Vranja, duhet të punësohen ata që janë nga Bujanoci

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka mbajtur sot mbledhje me drejtorët e shkollave fillore të komunës së Bujanocit dhe dy shkollat e mesme si ajo serbe dhe shqiptare. Në këtë mbledhje kanë biseduar për harxhimet e rrugës për punëtorët e shkollave arsimore.

takimi drejtor 1

Punëtorët e shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc kanë ngritur akt padi ndaj shkollës për mos pagimin e harxhimeve të udhëtimit për arsimtarët e kësaj shkolle dhe për këtë sot është diskutuar më së shumti gjatë mbledhjes së drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në komunë e Bujanocit së bashku me kryetarin e komunës, Nagip Arifin, kryeshefin e arsimit pranë komunës Bajram Fejzullahut dhe inspektorit të buxhetit. Prej kohësh është vendimi i pushtetit lokal që arsimtarëve por edhe nxënësve të i paguhet udhëtimi në vlerë prej 80% çka do të thotë 100% ndaj kompanisë sepse kompania nga momenti kur nënshkruan kontratë nga çmimi i biletës për udhëtim ka një lirim prej 20%. Por problemi u pa se vetëm në një shkollë dhe atë ne shkollën qendrore “Sveti Sava” ndërsa në shkollat të tjera nuk kanë probleme të tilla, edhe ku nuk ka organizim për udhëtim siç për shembull është shkolla fillore “Sami Frashri” në Lluçan. Kryetari Arifi ka kërkuar nga shkollat që të gjejnë modele për zgjidhjen e këtij problemi, gjegjësisht të bashkëpunojnë me shkollat tjera dhe kështu ti zgjidhin këto probleme, me qëllim që komuna e Buajnocit në fushën e arsimit të jetë e zhvilluar dhe e avansuar. drejt0or 2

Sa i përket problemit të udhëtimit, Arifi ka theksuar se, “kjo është ajo qe e kamë thënë edhe më herët, se neve nuk na duhet njerëz që të vijnë nga Vranja dhe të japin mësim nëpër shkollat e komunës së Bujnaocit, por duhet të punësohen njerëzit të cilët jetojnë dhe veprojnë në komunën e Bujnaocit” Ndërsa pika e dytë ishte ndihma sociale nëpër shkollat në raste kur punëtorët kanë raste të vdekjeve dhe si pas ligjit kjo është për personat me të afër të cilëve i takon kjo ndihmë sociale, siç është vajza, djali apo bashkëshortja dhe jo më larg. Sa i përket pagesës së harxhimeve të rrugës për punëtorët, drejtorati për arsim ka mbledhur të gjitha të dhënat e punëtorëve se nga ku vinë dhe sa udhëtojnë, në mënyrë që të identifikohen parregullsitë që mund të vijnë. Mbledhje të tilla mbahen shpesh për të parë edhe funksionimin e mësimit dhe procesit të udhëheqëseve të institucioneve arsimore në komunën e Bujanocit./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com