Arifi: Muajt gusht dhe shtator muajt e zhvillimit të infrastrukturës

0

Në seancën e 15 të këshillit komunal e cila është mbajtur sot është propuzuar llogarija e konsoliduar e buxhetit komunës së Bujanocit për periudhën 6 mujore të këtij vitit.

muki-2

Sipas këtij propozimi të llogarisë së konsoliduar në 6 muajt e parë janë harxhuar 70.91% të mjeteve ndërsa të hyra kanë qenë gjithsej 87.20% të mjeteve tha kryesuesi i seancëns kryetari i komunës Nagip Arifi. Në këtë këtë sencë ku është bërë krahasimi i buxhetit për 6 muajt e parë të vit kanë munguar raportet finanasiare të 9 bashkësive lokale të komunës së Bujanocit dhe është detyruar drejtorati për finanasa dhe në përgjithësi administrata komunale të kryejn punën e bashkësive lokale tha gjatë sqarimit Boban Pavlloviq kryeshef i drejortoratit për finansa pranë komuëns së Bujanocit. Propozim i llogarisë së konsoliduar të buxhetit të komunës së Bujanocit ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të këshillit, ku edhe u apelua tek qytetarët e komunës së Bujanocit të paguajnë tatimin në pronë pasi që nga 15 gushti ka filluar edhe kamata të rritet për ata që nuk paguajn tatimin në pronë komunës. Sipas kryetarit të komunës Nagip Arifi muaji gusht dhe muaji shtator do të jen muajt e zhvillimeve në infrastrukturë ku edhe dëshmojnë asfaltimet e rrugëve që janë bërë ditëve të fundit. Po ashtu edhe pika e dytë e rendit të ditës ishte e një rëndësie të veçant pasi që njoftimi lidhur me zbatimin e vendimit të kuvendit komunal të Bujanocit mbi përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe shkrimit në territorin e komunës sonë, doli se nuk po përdoret në përpikmëri dy gjuhësia në orgnizatat publike dhe veprimtari shoqërore ku për themelues kanë kuvendin komunal. Në adminstratën komunale të Bujanocit përdoret në përpikmëri vendimi i kuvendit punohet në dy gjuhë dhe se ndihet nevoja edhe për një përkthyes stimulant për nevoja të seancave të këshillit dhe përkthim dokemntave. Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit organizatat publike dhe veprimtarit shoqërore që kanë për themelues kuvendin komunal të zbatojnë dy gjuhësin pasi që në këtë seancë edhe u dakorduan që të gjithëve këtyre të fundit tu dërgohet bashkëurdhër e cila do të iu dorëzohet organeve shtetërore për mos përdorim zyrtar të dy dygjuhësisë. Edhe pika e tretë e rendit të ditës e cila ishte edhe e fundit për seancë ishte raporti i aktivteteve të këshillit komunal për siguri në komunakicion e cila gjendeje sipas raportit rezulton të jetë në favor të mirë ndërsa është kërkuar më shumë hapsirë për vendparkime. Në këtë pikë të sigurisë në komunikacion kryetari Arifi tha se, këtë vit komuna e Bujanocit ka ndarë mjete 100% më shumë në komunikacion, mjete këto të cilat përdoren në mirëmbajtjen e rrugëve si në sezonin veror po ashtu edhe në sezonin dimëror. Tre pikat e rendit të ditës të cilat ishin përcaktuar pë seancën e 15 të këshillit komunal u miratuan nga anëtarët e këshillit komunal./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com