Arifi me bashkëpunëtorë vizitonë kompanit që kanë përfituar subvencione (Foto)

0

Pesë kompanit private nga 15 që ishin përfitues të subvencioneve të pakthyeshme nga komuna e Bujanocit dhe Trupit Koordinues për vitin 2014 e që veprimtarin e tyre e zhvillojnë në territorin e Bujanocit, kryetari i komunës Nagip Arifi së bashkë me bashkëpunëtorët e tij profesional nga Zyre për Zhvillim Ekonomik Lokal, sot i kanë vizituar për të i parë se sa iu kanë përmbajtur kriteriumeve dhe ku i kanë shpenzuar mjetet e përfituara.

11041484_908801425817793_1393720508_nVizita e parë ishte në kompaninë private “Lipa” në Bujanocit e cila ka përfituar 3 milion e 16 mijë dinarë për të blerë makineritë e nevojshme për prodhimin e drurit dhe planifikimin e që e transportojnë dhe në vendet e ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Zëvendësdrejtori i kësaj kompanie Suad Zeqiri falënderon pushtetin lokal duke potencuar se me mjetet e marra nga subvensionimi kanë blerë një makine cila ia ka lehtësuar shumë prodhimin e tyre dhe njëkohësisht ia ka mundësua edhe ritjen e kapacitetit si për nga numri i punëtorëve poashtu edhe në rritjen e prodhimit. Kompania e dytë që u vizitua nga delegacioni i komunës ishte ajo “Euro Komerc” që merret me grumbullimit e metaleve dhe plekut dhe mjetet janë shfrytëzuar për makinën e cila bënë riciklimin e metalit e që ka përfituar  2 milion e 590 mijë dinarë nga Buxheti komunal dhe TK. Menur Murati duke faleminderuar pushtetin lokal ai thotë se, këto mjete i kanë ndihmuar mjaftueshëm si dhe ka përmbushur detyrën për punësimin e punëtorëve të rinj. Delegacioni vazhdoi për në fshatin Letovic, aty ku veprimtarin e zhvillon kompania “Standard” që bënë prodhimin e kuzhinave e që ka arritur një standard për të prodhuar modelet e kuzhinave më të fundit evropiane e që kërkesat vazhdojnë shumë e më shumë. Kjo kompani ka përfituar dy milion 320 mijë dinarë për të blerë makinën që i nevojitet, por nga kjo kompani është interesante fakti se edhe përkundër punës së madhe që bëjnë problemi është për fuqinë punëtore që nuk dëshirojnë qytetarët të punojnë këtë punë edhe pse paga është mbi 300 euro. Vizita ka vazhduar tek kompania private “Star” që prodhon parkete për shtëpi e cila gjendet në drejtim të liqenit, ku ka përfituar rreth tre milion dinarë për makinën dhe për të punësuar punëtor të rinj. NadirKan Rexhepi nga kjo kompani faleminderon pushtetin lokal dhe Trupin koordinues për ndihmën dhe thotë se, ka punësuar punëtor por që edhe do të punësojë akoma në të ardhmen. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi pas vizitës tha se, në këtë mënyrë po mundohemi të i ndihmojmë kompanive private dhe të rrisim punësimin në komunën e Bujanocit, nga këto subvencione që janë ndarë nga komuna dhe TK, janë mbi 35 milion dinarë dhe të punësohen 50 punëtor të rinj. Arifi thotë se, në këtë vit do t’i ndihmojmë atyre kompanive që nuk kanë pasur mundësi të përfitojnë vitet e kaluara. Vizita u bë edhe në kompaninë “Gjore” në Llapardinc e cila ka përfituar  2 milion e 940 mijë dinarë dhe është i obliguar të punësojë dy punëtor e cila bënë prodhime të ndryshme me betonit. Këto pesë kompani që kanë përfituar subvencione të pakthyeshme janë të obliguar të punësojnë 20 punëtor të rinjë./BujanociNet/

11023230_908801422484460_1085178379_n 11026370_908801412484461_1900138463_n 11039754_908801415817794_412742265_n

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com