Arifi: Marrëveshja kryesore për Luginën është nostrifikimi i diplomave

0

Pas shumë bisedimeve të mbajtura në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Sërbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, më në fund gjatë kësaj të marte u arrit që të nënshkruhet marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Nagip-Arifi

Me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifi e vlerëson si hap pozitiv këtë drejtim, por thotë se, duhet të njihet opinioni se kjo ka qenë një masë e cila ka qenë shumë e papranueshme, sidomos për shqiptarët e Luginës së Preshevës sepse qeveria e Kosovës në një mënyrë i ka sanksionuar ata, por megjithatë ky është një hap pozitiv. Sipas kryetarit Arifi ajo çka më së shumti i intereson shqiptarëve të Luginës së Preshevës është që kjo marrëveshje të filloj të zbatohet sepse këto dy qeveri deri më tash kanë nënshkruar një sër marëveshjesh por implementimi ka qenë i vështirë. Kryetari i Bujanocit si marëveshje më kryesore dhe më të rëndësishme për shqiptarët e Luginës e konsideron nostrifikimi i diplomave që është një vendim shum i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës. Arifin e gëzon fakti që sot në Beograd është një takim i thirrur nga Ambasadat e ndryshme dhe vendim marrëse, i quajtur grupi “Miqt e Luginës së Preshevës” dhe do të hapet kjo çështje si tem kryesore pranimi ose mos pranimi i diplomave të arritura në Universitetin e Prishtinës, por edhe universitetet tjera në Kosovë, megjithatë është për ta përshëndetur këtë hap thot Arifi. Ndërkaq se a egziston mundësia që në një të ardhme të afërt të ketë një zhvillim të tregtis së lirë në zonën ku ne jetojmë, kryetari i Komunës së Bujanocit thotë se, “në të ardhmen duhet që Qeveria e Kosovës të punoj në at drejtim që ti mundësohet prodhuesve të ndryshëm të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës të cilët miren me prodhimet bujqësore pse jo edhe industriale, që të kenë lehtësira për plasmanet e tyre në tregun e Kosovës, dhe kjo do të jetë një ndihmë konkrete ndaj shqiptarëve të Luginës. Nëse qeveria e Kosovës dëshiron ta ruaj popullatën shqiptare në Luginë, atëherë duhet të punojë në këtë drejtim” thotë Arifi. Lëvizja e lirë e qytetarëve ka qenë një kërkesë e kahershme e palës Kosovare në këto bisedime, por që ka hasur në rezistencë të palës serbe./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com