Arifi: Kryetari Haziri dhe “Vatra” po i mashtrojnë qytetarët e Luginës

0

Lëvizja për integrim e Luginës së Preshevës, me seli në Gjilan, nuk është aspak e kënaqur me funksionimin e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që pothuajse po bëhen katër muaj qysh prej se është hapur në Gjilan, në përputhje me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës, e nuk po bënë asgjë.

00_12_1429344218595356110

Ka kaluar kjo periudhë prej se është hapur kjo zyre dhe sipas Fatmir Arifit, kryetarit të Lëvizja për integrim e Luginës së Preshevës, mjerisht kjo zyre është jofunksionale dhe ka dështuar, bazuar në atë për të cilën është e thirrur të veprojë, dhe se për këtë, ai ka fajësuar kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin por edhe Lëvizjen “Vatra” që thirret në emër të qytetarëve të Luginës.
Arifi thotë se po shihet tani, prej se është hapur kjo zyre, se as kreut të komunës së Gjilanit, e as Lëvizjes Vatra, nuk i ka interesuar kauza e Luginës, interesi i qytetarëve të kësaj ane, por thjesht i kanë shikuar interesat e tyre dhe se krejt veprimet e tyre kundrejt Zyrës po dalin të jenë për nevoja të tyre qofshin politike elektorale, a përfitime të tjera, por aspak interes për qytetarët e Luginës.  “Kryetarit Haziri po duket qartë se i intereson vetëm vetvetja, dhe se edhe këtë Zyre e ka përdorur për nevojat e tija politike. Ndërsa në këtë drejtim po shihet po ashtu qartë se ka gjetur edhe bashkëpunëtorë diletantë siç janë në Lëvizjen “Vatra’, andaj edhe nuk bëhet fjalë këtu për interesin qytetar të asaj ane, por thjeshtë shihen interesat e tyre personale”, ka thënë Arifi për Portalin 2L ONLINE. Sipas tij, po që se e vëzhgojmë nga aspekti juridik, kjo zyre është e zhveshur tërësisht nga kompetencat ligjore. I vetmi akt ligjorë që mundë ta analizojmë në kuadër të kësaj zyre është vendimi i kuvendit komunal të Gjilanit për themelimin e saj, i cili vendim e paralizon fushëveprimin e kësaj zyre. New_Picture1511“Deklarimet e kryetarit të komunës dhe disa individëve të tjerë se tani e tutje qytetarët e Luginës së Preshevës kanë adresën e tyre, për të identifikuar dhe adresuar problemet e shumta të tyre, dhe nga ana tjetër, zhveshja nga kompetencat ligjore të kësaj zyreje më shumë i ngjajnë fushatave elektorale se sa vullnetit të mirë për të kontribuar në interes të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të zhvendosur nga Lugina e Preshevës”, thotë tutje Arifi. Sipas tij, dështim tjetër i kësaj zyre vjen dhe si pasojë e asaj se kjo zyre nuk ka një staf udhëheqës, ajo drejtohet nga një individ. Problemet që kanë qytetarët e Luginës së Preshevës si mungesa e dokumentacionit e problemet tjera nuk mundë të menaxhohen nga një individ, aq më pak kur aty ka mungesë profesionale. Pastaj, zyra për Luginë të Preshevës në Gjilan është parë më shumë si një ambicie personale, apo për të thëne më shkurt si një vend pune për ta siguruar një rrogë për ndonjë person, sesa si një mekanizëm për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve të zhvendosur nga Lugina e Preshevës. “Në tërësinë e saj, themelimi i kësaj zyrë ka dalë të jetë si qëllim në vete dhe assesi si mekanizëm që do t’i shërbente qytetarëve të zhvendosur të Luginës së Preshevës”, ka thënë, Fatmir Arifit, kryetar i Lëvizja për integrim e Luginës së Preshevës, sipas të cilit, për të qenë funksionale, Zyra do të duhej të vishej me kompetenca ligjore dhe të drejtohej nga ekspertë pa dallime partiake, për t’iu përgjigjur interesave të qytetareve të Luginës. /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com