Arifi: Komuna e Bujanocit me hapa të sigurta drejt zhvillimit ekonomik

0

Në sallën e kuvendit komunal të Bujanocit, Ministri i ekonmisë Zhelko Sertiq, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryetar i Trupit koordinues Zoran Stankoviq dhe përfaqësues të lartë shtetërorë nga qeveria e Sërbisë, kanë pasur një takim me përfaqësuesit e bizneseve private të komunave të Bujanocit dhe Preshevës.

4Ministri Sertiq në fund të konferencës për media tha se është kënaqësi të jem sot këtu, dhe do të mundohemi që të i zgjidhim problemet dhe të mundohemi të i rrisim kapacitet e këtyre kompanive. Sipas kryetarit të Trupit koordinues Zoran Stankoviq, kjo nuk është vizita e fundit në komunën e Bujanocit e Ministrit Sertiq, sepse Qeveria e Sërbisë është e interesuar që ta zhvillojë ekonominë në këtë pjes të vendit. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se, “komuna e Bujanocit është duke ecur në hapa të sigurta sa i përket zhvillimit ekonomik, dhe shumë shpejt do të kemi edhe takime të tjera edhe me investitorë të rinjë. 2Ne si pushtet lokal ia kemi prezentuar potencialin tonë Ministrit Sertiq dhe besojëmse së shpejti do të kem iedhe rezultatet e para të këtij takimi. Ndërmarrësit tanë u njoftuan nga vet ministri për mundësit të cilat i kanë ata në zgjerimin e aktivitetit të tyre, në këtë drjetim edhe ne si administratë lokale pa kurfar rezerve do ti japim përkrahjen tonë”, ka thënë kryetari i Buajnocit. Ndërmarrësit e Bujanocit dhe Preshevës janë ndarë të kënaqur nga ky takim, ngase kanë patur mundësinë që nga afër të mësojnë për kushtet që u ofronë qeveroia e Sërbisë./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com