Arifi: kompanit nga Turqia do ta ndihmojnë zhvillimin e komunëns së Bujanocit

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në një konferencë për media sot ka pasqyruar vizitën e tij më bashkëpunëtorët në qytetin e Brusës së Turqisë. Arifi veç tjerash tha se bujqit kanë një mundësi që këtu të prodhojnë më së shumti këpurdha dhe qershia ku kjo e fundit është e sigurt për ta blerë kompanitë e ndryshme në Turqi.

Ne-TurqiMe ftesë të Agjencioni për zhvillim Ekonomik të përfaqësuesve të Ballkanit, “Rumeli” e përbërë prej popujve të Ballkanit, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij ka qëndruar për tre ditë në qytetin e Bursës për të u takuar përfaqësues të lartë, me drejtor të kompanive gjigante bujqësore dhe biznizmen. Arifi në konferencë për shtyp tha se, komuna e Bujanocit ka filluar një bashkëpunim të ri me komunën Gurshpi e cila është në administrimin e Brusës po ashtu takimet kane qenë dhe me kryetarin e Brusës që është një qytet në bum ekonomik. Në takimet me biznesmen kanë marrë pjesë dhe dy biznizmen shqiptar me prejardhje nga komuna e Bujanocit, firma e cila merret me ndërtim “Tarie” udhëhequr nga Omer Kumova dhe përfaqësuesi i grupes turker i kompanisë “Tamer Turker”. Po ashtu delegacioni nga Bujanoci, ka vizituar edhe dy kompani prodhuese të shoqëruar nga pronarët përkatës, njëra ishte e cila merret me prodhimin e këpurdhave dhe tjetra me kultivimin e qershive, ku pas vizitave, sipas Arifit, ata do të vizitojnë komunën e Bujanocit për të parë vendin e për të ndihmuar në kultivimin e këtyre dy kulturave duke siguruar gjithashtu dhe plasmanin. Qytetarëve tanë i mbetet tani vetëm të veprojnë dhe të punojnë në këtë drejtim sepse financimin e kanë të përkrahur edhe nga komuna e Bujanocit, tha kryetari Arifi. Kryetari i komunës së Bursës i ka premtuar Arifit se do të i ndihmojë shumë në këtë drejtim po ashtu edhe zëvendësi i tij të cilët kanë prejardhje nga Kosova dhe Shkupi. Po ashtu ata kanë kërkuar që së shpejti t’i vizitojnë këto kompani edhe gazetarët nga Lugina e Preshevës në mënyrë që qytetarët të i shohin këto punë dhe të veprojnë. Me atë që ka parë delegacioni në Brusë për vitin e ardhshëm ka paraparë shumë më shumë mjete për të i ndarë prodhueseve bujqësorë.V.Gashi/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com