Arifi: Kërkuam nga kryeministri Mustafa që në takimin e 9 janarit të përfshihet edhe Lugina e Preshevës

0

Me ftesë të kryeminstrit të sapo emruar të Kosovës Isa Mustafa, të mërkurën në Prishtinë kanë qendruar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe ai i Preshevës, Ragmi Mustafa. Temat të cilat janë diskutuar gjatë ditës së djeshme kishin të bënin në aspektin ekonomik dhe atë politik.

5

Sa i përket çështjes politike, kryetari i komunës së Bujnaocit Nagip Arifi tha se, “ne dje biseduam edhe për qëllimet tona në aspektin politik, ku kërkuam që në takimin në mes të kryemistrit të Serbis dhe atij të Kosovës që do të mbahet me 9 janar të vitit 2015 të meren parasysh edhe çështjet e shiptarëvë të Luginës së Preshevës. Ndërsa kur është në pyetje çështja ekonomike, komuna e Bujanocit vetëm se ka nënshkruar memorandumin e bashpunimit me odat ekonomike, të Shqipëris, Kosovës dhe Maqedonis, dhe në këtë drejtim vetëm se janë bërë hapat e para pozitive tha kryetari Arifi. Pikë tjetër e diskutimit ishte bashkpunimi në të ardhmën me komunat e Kosovës që kufizohen me Bujanocin dhe Preshevën, të formohet një organë që këto komuna të kenë përfaqsuesit e vet dhe të bisedohet si në aspektin ekonomik ashtu edhe ate politik. Gjatë takimit të djeshmë Kryetari Arifi i uruar postin kryministrit të Kosovës. Në takimin e djeshëm, pjesëmarrës ishin përfaqësues të bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare, edhe atë: Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit, Ilir Zhila nga Unioni i Odave Ekonomike të Shqipërisë, Enver Ferizi nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Menderes Kuqi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Jakup Gjelisheviqi nga Klubi i Afaristëve të Tivarit dhe Selatin Gjeloshi nga Klubi i Biznesit nga Ana e Ulqinit./BujnaociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com