Arifi: Ministria ka dhënë pëlqimin për ndryshimin e emrave të rrugëve të Bujanocit

0

Kuvendi komunal i Bujanocit në seancën e datës 15 dhjetor të vitit 2014 ka aprovuar propozimin e komisionit për ndryshimin e emrave të 22 rrugëve të komunës së Bujanocit, ndërsa që nga dita e premte nga Ministria për pushtet lokal ky propozim tani më ka marrë pëlqimin dhe kjo çështje konsiderohet e zgjidhur, që nënkupton një hap mjaft të rëndësishëm për komunën e Bujanocit e sidomos për shqiptarët të cilët tani më rrugët e tyre do të emrohen me emra në gjuhën shqipe.

arifiEdhe pse ishte një angazhim mjaft i madh për ta realizuar ktë qëllim i cili vetëm se ishte refuzuar kohë më parë, fal vullnetit dhe punës së palodhshme të pushtetit lokal të Bujanocit gjithçka u arrit me sukses. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë deklaratës lidhur me këtë vednim u zotua se menjëher që nga dita e sotme do të njoftojë organet shtetrore që të filloj zbatimi i këtij vendimi. Vlen të theksohet se iniciativa për ndërrimin e emrave të rrugëve në komunën e Buajnocit nga serb në ta shqiptarë, ishte e Partisë Demokratike e cila e kishte inicuar këtë çështje nëpeërmjet këhsilltarëve të vet në periudhën e pushtetit të mëparshëm, ku PD sapo ishte formuar dhe inicimi i kësaj ideje nuk ishte mirëpritur nga pushteti i atëhershëm të cilët e kishin konsideruar si të qëllimshëm dhe me prapavijë të destabilizimit të funksionimit të pushtetit lokal./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com