Arifi inspekton ujin e pijshëm

0

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë ditës së sotme ka bërë inspektimin e ujit të pijshëm, të puseve dhe pompave për furnizimin me uj të pijshëm në komunën e Bujanocit, dhe u njoftua për së afërmi për gjendjen aktuale të ujit të pijshëm nga vet kryetari i këshillit mbikqyrës i Ndërmarrjes Publike Komunalia Avni Ismaili.

vlcsnap-2015-07-24-15h10m21s515

Pasi që ka pasur ankesa nga qytetarët e komunës sonë për mungesë të ujit, vet kryetari ka parë sot se si është duke funksionuar sistemi i ujit në qytetin tonë. Me këtë rast kryetari Arifi bëri edhe apel tek qytetarët e komunës sonë që të kenë kujdes gjatë përdorimit të ujit në këto ditë të nxehta vere, që uji të shfrytëzohet në mënyr racionale, pasi që është parë nga vet punëtorët e Komunalis se si disa persona e shfrytëzojnë ujin për ujitjen e parcelave bujqësore, gjë që nuk është aspak e hijshme pasi që uji duhet përdorur për nevoja personale, duke ditur tashmë edhe fluksin e madh të mërgimtarëve. vlcsnap-2015-07-24-15h28m31s984Edhe në këto ditë të nxehta vere Ndërmarrja Publike Komunalia është duke bërë çmos që qytetarët e Komunës së Bujanocit të kenë uji të mjaftueshëm për pije dhe mos të përballen me mungesën e tijë. Kryetari Arifi gjatë inspektimit të pompave të cilat furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm ka parë se Ndermarrja Publike Komunalia prodhon uj kualitativ dhe njëkohësisht mundohet që pamvarësisht temperaturave të larta qytetarët mos të përballen me munges të ujit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com