Arifi inspektoi punimet në ndërtimin e objektit të shkollimit universitarë në Bujanoc

0

Kryetari i komunës Nagip Arifi së bashku me bashkpunëtorët e tij, sot ka bërë inspektimin e punimeve në ndërtimin e objektit për shkollim të lartë në Bujanoc. Punimet në objektin e lart përmendur kanë nisur në fillim të muajit shkurt, ndërsa sot është kryer edhe pllaka e parë.

vlcsnap-2015-04-16-11h59m11s425

Me këtë rast kryetari Arifi tha se, ai gjithnjë është në përcjellje të punëve për ndërtimin e objektit, punët sipas tij janë duke shkuar sipas planit të paraparë dhe për këtë ai ndjehet i lumtur, ngase një ëndërr e madhe po bëhet realitet. Në bised me mbykëqyrsin dhe kryersin e punëve mësuam, pas pllakës së parë do të nisin mënjëher punimet e rradhës në këtë objekt.

vlcsnap-2015-04-16-12h14m45s456

Për ndërtimin e këtij objekti univerzitarë, finansiarisht ka ndihmuar Bashkimi Europian përmes EU Progresit me 800 mijë euro, Trupi koordinues 20 milion dinarë dhe komuna e Bujanocit me 10 milion dinarë. vlcsnap-2015-04-16-12h00m01s800Kontrata është nënshkruar me firmën Tonçev gradnja nga Surdulica dhe Bashkimit Evropian, ne këtë kontratë do ta rrespektojm ashtu siç është paraparë me marrveshjen që kanë me Bashkimin Evropian, tha në fund kryetari Arifi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com