Arifi: Do të ishte mirë që kryeministri të sjell ndonjë projekt me të cilin do të hapen vend pune

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi vizitën e paralajmëruar të kryeministrit të Sërbisë Aleksandër Vuciq në Luginë të Preshevës e ka vlerësuar hap pozitiv dhe një përkushtim të qeverisë për zhvillimin e këtij rajoni.

nagarif

Kryetari Arifi ka deklaruar se, në Bujanoc dhe Preshevë nuk ka tensione ndëretnike dhe se kryeministri e ka për obligim që ti vizitojë komunat e Sërbisë, gjegjësisht këtë rajon dhe të kontriboj për zhvillimin e këtyre komunave. “Mund të bisedojmë për gjërat që për ne kanë rëndësi jetësore. Me që është kryeministër i shtetit Ai mund të ndikoj në zhvillimin ekonomik në komunën e Bujanocit” ka thënë Arifi për Fonet, transmeton BujanociNet. “Do të ishte mirë që kryeministri të sjell ndonjë projekt me të cilin do të hapet ndonjë vend pune ku do të punojnë edhe serbët dhe shqiptarët” konsideron Arifi. /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com