Arifi dhe Mustafa kërkojnë investime në Luginë nga ndërkomëbatrët dhe vendorët

0

“Perspektivat, kushtet, kufizimet e zhvillimit në Jugun e Serbisë në kontekst të zhvillimit ndër rajonal dhe integrimeve Evropiane”, ishte tema e tryezës e cila u mbajt sot mes profesorëve të fakultetit ekonomik të Suboticës, kryetarit të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, Nagip Arifit e Ragmi Mustafës, komisares së lartë për pakica nacionale pranë OSBE-së Astrit Tors, shefit të misionit të OSBE-së në Serbi,

tryeza 2Piter Burhard, kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq dhe dekani të fakultetit Ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjak. Në hapjen e tryezës, ky i fundit në prani të gjithëve që ishin dhe student të fakultetit e përfaqësues të tjerë, ka prezantuar broshurën e përgatitur nga ky fakultet në bashkëpunim me komunat Preshevë e Bujanoc e cila ishte e përpiluar në tri gjuhë. Në këtë broshurë kanë kontribouar edhe profesorët e fakulteteve rajonale, komunave të Preshevës dhe Bujanocit, OSBE-së, Ministrisë së arsimit dhe teknologjisë, Trupit Koordinues, Delegacionit Evropian dhe misionit të OSBE-së. Në këtë tryezë u diskutua për temat që ka kjo broshurë e rëndësishme për studentet dhe vendin tone, dhe u vlerësuar nga të pranishmit. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke përshëndetur të pranishmit ai përmes videoprojektorit ka prezantuar komunën që drejton dhe potencialet e kësaj të fundi si një vend që ka pozitën më të mirë për të investuar e për të u zhvilluar si në arsim të lart, ekonomi, kulturë dhe në sfera të tjera. Arifi në fund të prezantimit të tij, emrin e Bujanocit e karakterizoi kështu, Buja, që do të thotë e frytshme kurse novac, para. Pastaj fjalën e mori dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili prezantoi potencialet e komunës së Preshevës dhe tha se, komuna e Bujanocit dhe Preshevës janë dy komuna më të dobëta ekonomike dhe zhvillim dhe se me integrimin e Sërbi duhet të investohet edhe tek ne. Komisarja e lartë për pakica pranë OSBE, Astrit Tors, është shprehur shumë e kënaqur që po merr pjesë në këto ngjarje të rëndësishme për vendin tone, si në vënien e gruthemelit për ndërtimin e objektit arsimor të lart, dhe tregoi specifikat rreth integrimeve Evropiane. Përkrahje ka dhënë dhe ambasadori i OSBE-së Pitër Burhard si dhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Sankoviç./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com