Arifi dhe Musli: Lugina e Preshevës në Qeverinë e Kosovës duhet të përfaqësohet nga shqiptarët që jetojnë në Luginë

0

Formimi i Qeveris së re të Kosovës i ka shtuar shpresat tek udhëheqësit e Luginës së Preshevës, të cilët shpresojnë se kjo Qeveri do të jetë më e fokusuar për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë anë të kufirit.

716_669223985_jonuz musliu-nagip arifi

Formimi i kësaj Qeverie do të ndikoj direkt apo indirekt në proceset e Luginës së Preshevës, tha kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Ai tha se “çdo takim që kemi patur me përfaqësuesit Qeveritarë të R.Kosovës, kemi kërkuar që në bisedimet që po mbahen në Bruksel në mes të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Sërbis, të hapet edhe çështja e shqipëtarëve të Luginës”. Arifi gjithashtu ka potencuar se, “Ne kemi mendim pozitiv se në Qeverin e Kosovës duhet të ketë përfaqsues të Luginës”. Qeveria e krijuar nga dy partitë më të mëdha në Kosovë, do duhej ta kishte një përfaqësues të Luginës së Preshevës, me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë me atë se çka ndodh në pjesën e Kosovës Lindore, tha kryetari i Asambles komunële të Bujanocit, Junuz Musliu, njëherit i pari i KKSH-së. Ai më tej tha se, “ne çdo herë kemi mbetë me shpres se secila Qeveri e Kosovës që është formu të jetë një dorë e zgjatur për shqipëtarët e kësaj ane. Është momenti dhe koha që qeverit shqiptare të përkujdesën për shqiptarët e Luginës”. Musliu ka potencuar se nëse dikush duhet ta përfaqësojë Luginën, atëherë ai duhet të jetë me vendbanim nga Presheva ose Bujanoci, person i cili është drejtpërderjt i kyçur në problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe asesi dikush nga largë. Musliu përmendi edhe reciprocitetin, dhe tha se, “nëse Qeveria e Sërbis ndanë buxhet për serbët e veriut të Kosovës, edhe Qeveria Kosovës e po ashtu edhe ajo e Shqipëris duhet ta bëjë një gjë të tillë për shqiptarët e Luginës”. Kreu i KK të Buajnocit u shpreh se, “ne kemi përkrahje në fushën e arsimit, kulturës por është mirë që edhe me buxhet të jemi të ndihmuar nga dy qeverit Shqipëtare, kur dihet mirë se vendi jonë është i pa zhilluar dhe ka nëvoj që kto dy qeveri të investojn. Me çdo kushtë duhet të përcillet reciprociteti, çka të fitojn sërbët e veriut të fitojmë edhe ne shqiptarët e Luginës” tha në fund Musliu./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com