Arifi dhe biznesmenët turq në Novi Sad, për zhvillimin e komunës së Bujanocit

0

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi së bashku me Omer Kumovën dhe Emir Xhemail, kanë qëndruar në Novi Sad ku janë takuar me zëvendës kryetarin e Novi Sadit Dragan Samarixhiq, shefin e kabinetit, Alekandër Petroviq dhe Goran Sequjski nga Këshilli për Ekonomi të qytetit të Novi Sadit.

vizita 2

Të lartpërmendurit janë njoftuar për së afërmi me kryetarin Arifi dhe dy biznesmenët turq Omer Kumova dhe Emir Xhemail dhe kanë biseduar për mundësin e bashkëpunimit mes dy qyteteve dhe investimet që mund të vinë nga Turqia në të ardhmen si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Po ashtu kryetari Arifi dhe përfaqësuesit nga Brusa e Turqisë kanë qenë të ftuar edhe në një televizion të Novi Sadit dhe këtë emisionin ne do ta transmetojmë në emisionin e nesërm ne Radio Televizionin Bujanoci, dhe Bujanocinet./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com