Arifi: Buxheti komunal për vitin 2014 nuk ka patur tejkalime

0

U mbajt sot seanca e 9 me radhë e Këshillit komunal të Bujanocit, ku në rend të ditës ishin 8 pika. Anëtarët e këshillit njëzëri i aprovua të gjitha pikat, ndër pikat më të rënësishme ishin Draft vendimi i llogaris prfundimtare i buxhetit të komunës për vitin 2014 ku sipas kryesuesit, kryetarit të komunës Nagip Arifit, në buxhetin komunal për vitin 2014 nuk ka patur tejkalime.

komuna

Afati i fundit për shqyrtim dhe aprovim të llogaris përfundimtare nga kuvendi është deri më 15 qershorë. Ne rend të ditës të seancës së sotme ishte edhe njoftimi i anëtarëve  të këshillit për donacionin nga dy bashkëatdhetarët tanë nga Turqia, Bajram Kumova dhe Veli Terzi që kanë dhënë mjete finansiare për meremetimin e objektit të Komunës vlera e donacionit është 25 mijë euro. Me këtë rast kryetari Arfi i falemderoi donatorët për kontriboutin që po e dhenë në vendin e lindje, me shpres që edhe bashkëatdhetarët tanë që jetojn në vende të tjera të Europës të nisin me investime në zhvillimin ekonomik në vendin e tyre të lindjes. Në rend të ditës ishin edhe disa kërkesa për ndimë finansiare, me këtë rast shkollës fillore “Ali Bektashi” në fshatin Nesalc, për bllerjen e inventarëve të ri ka përfituar 396 mijë dinarë dhe shkollës fillore”Vuk Karaxhiq” në Levoso 231.765 dinarë. Në shumë seanca është thënë nga kryetari Arifi se Këshilli komunal nuk mund të ndaj ndima finansiare, ndihmat ndahen nga qendra sociale por si duket qytetarët nuk e kanë kuptuar si duhet këtë çështje. Nga 1 janari deri më tani kanë arritur 90 kërkesa të qytetarëve, vetëm sot në rend të ditës ishin 18 kërkesa, dhe për një kërkes u ndanë 30 mijë dinarë ndërsa për 17 të tjera nga 7 mijë dinarë. Në seancë u bë emrimi i anëtarit të komisionit për ndarjen e ndihmave në Qendrën për Punë Sociale, ku në këtë detyr nga komuna u emërua Bajram Fejzullahu, kryeshef i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com