Arifi: Askush nuk ka të drejtë ti konfiskojë prodhimet e ligjshme

0

Akti i bastisjes në tri familjet shqiptare në fshatin Tërrnoc të komunës së Bujanocit ku sipas informacioneve të policisë iu konfiskuan rreth 4 ton duhan të papërpunuar (fleta) ka ngjallur reagime të shumta tek popullata shqiptare, subjektet politike dhe institucionale.

gipa

Ky akt është dënuar sot edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cil tha se, “kjo nuk është aspak e jashtligjshme dhe nuk ka të drejt askush të konfiskojë prodhimet kur njëkohësisht kanë pasur edhe kontratën me ndonjë kompani” Arifi mes tjerash tha se, “Ne si pushtet lokal kemi njoftuar OSBE-në dhe Trupin koordinues, por edhe kemi kërkuar sqarim, se si është e mundur që prodhuesit e duhanit të cilët kanë kontrata t’i konfiskohet prodhimi i tyre” Përse policia nuk konfiskonë alkoholin nëpër vendbanimet serbe të cilat prodhojnë me tonelata, thotë Arifi dhe shtonë se, aktualisht jemi duke pritur dokumentet zyrtare rreth kësaj qështje, në mënyrë që këtë qeshtje ta dërgojmë në organet gjyqësore për të kërkuar të drejtën e kthimit të kësaj pasurie të konfiskuar./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com