Arianit Januzi zgjedhet kryetar i ri i nëndegës së LPD-së në Breznicë (Foto)
19:57 | 18 Nentor 2018
Arianit Januzi, jurist i diplomuar me notë mesatare 9.15, është zgjedhur kryetar i ri i nëndegës së LPD-së në Breznicë.

Sot Lëvizja e Progresit Demokratik mbajti zgjedhjen e kryesis së re të nëndegës së Breznicës pasi që kryetari i dreitashëm vjodhi mandatin e LPD-së dhe u largua pa arsyeje.

Breznica edhe njëherë dëshmoj se votat e tyre i kan dhënë për të ndjerin Jonuz Musliun e jo për Shpend Xhelilin i cili po keqpërodr mandatin e LPD-së në kuvendin komunal të Bujanocit, dhjetra familje kishin dërguar nga një antarë të familjes së tyre për të zgjedhur kryetarin e ri të nëndegës së LPD-së në Breznic i cili u zgjodhë Arianit Jonuzi.

Arianit Januzi, jurist i diplomuar me notë mesatare 9.15, është zgjedhur kryetar i ri i nëndegës së LPD-së në Breznicë.
Në këtë organizim u bë dhe emërimi i sekretarit të ri, Besnik Xhelili,
dhe arkatar Vaid Hyseni.
I urojmë suksese Arianitit dhe kryesisë se re.
Lëvizja po reciklohet.

18.11.2019
Lëvizja e Progresit Demokratik

Fjalimi i Arianit Januzit pasi u zgjodh Kryetar i Nëndegës së LPD-së në Breznicë:

Të dashur bashkëfshatarë! 
I nderuari Kryetar i LPD-së, zotëri Shqiprim Musliu, i nderuari Kryetar i Kuvendit Komunal ne Bujanoc, doktor Adnan Salihu, dashamirë, te rinjë e zotërinj, të respektuar pjesëmarrës, simpatizantë të LPD-së!
Nje shprehje thotë: " Mund t'i këpusim gjitha lulet, por nuk e ndalim dot Pranverën", si duket dorëheqja e Shpendit paska qenë bereqet, sepse, LPD po lulëzon sikur Pranvera, e po i bënë të nxehta tubimet posi Vera.

Të dashur bashkëfshatarë!
Të indinjuar me ngjarjet e fundit ku Kryetari i Nëndegës së LPD-së në Breznicë, Shpend Xhelili e vodhi mandatin e LPD-së dhe kaloi në parti tjetër pa i njoftuar paraprakisht Strukturat e LPD-së për arsyet e dorëheqjes kemi marrë iniciativë të riorganizojmë Nëndegën e LPD-së në Breznicë.
Duhet t'ia bëjmë me dije kësaj " Prositute" politike se nuk mund të luaj me ndjenjat e bashkëfshatarëve dhe nuk mund të nëpërkëmbë djersën e dëshmorëve të UÇPMB-së e aq më pak djersën e veprimtarit te çështjes kombëtare, tashmë të ndjerit Jonuz Musliu.
Ne përgjithësi në Bujanoc e në veçanti në Breznicë e kanë kuptuar se Shpendi është rrezik social, i cili për të realizuar interesat personale jo rradhë herë ka pasur sjellje ekstravagante e është munduar të krijoj kolaps në Kuvendin Komunal. Se Shpendi është person Non Grata( i padëshiruar) e dëshmuan tash së fundi zgjedhjet për Këshill Kombëtar ku nuk arriti të merr më shumë se 20 vota.
Në vend se të përçoj mesazhe të paqes, moralit e vlerës si hoxhë që është ai bënë gjeste të pahishme. Jemi duke e monitoruar gjendjen në qetësi dhe ditëve në vijim do të promovojmë disa fakte rreth këtiij personi pa sharm. Çështja më e rëndësishme është Rinia. Nuk është problem i pazgjidhshëm nëse tash e tutje veprojmë me zgjuarësi dhe kurajo. Para se me ja dhënë fjalën Kryetarit të LPD- së, zotëri Shqiprim Musliut, ju njoftoj se ne do të vazhdojmë të mbesim solid, impenjativ, sepse vullneti, dashuria për vendin dhe besimi do t'a mundin të ligën njëherë e përgjithmonë.
Ju faleminderoj përzemërisht për besimin e dhënë dhe prezencën tuaj, shihemi herave tjera!

Alba Hoxha