Arian Çani: Do t’i bëj m… atyre që shpifin për mua

0

Lajmi se Arian Çani kishte përplasur një makinë të përfaqësisë diplomatike në Shqipëri është përhapur ditët e fundit në vendin tonë. Sipas lajmit, moderatorit i ishte marrë tashmë patenta.

Arian CaniE menjëhershme ka qenë dhe përgjigjja e Çanit, ku ka sqaruar se ky lajm ishte totalisht i pavërtetë. “Është e gjitha një shpifje dhe do t’i bëjë m… të gjithë atyre që shpifin kundër meje”, është shprehur moderatori i “Zonë e Lirë”. Kjo nuk është hera e parë që gazetari përfshihet në të tilla lajme.

Edhe më herët ka qarkulluar lajmi se policia i kishte marrë patentën për tejkalim me semafor të kuq. Nuk dihet nëse këto lajme janë një ‘hakmarrje’ që i bëhet Çanit, për shkak të kritikave që ka ndaj punës së qeverisë, megjithatë, ka qenë vetë moderatori që dhe në raste të tjera ka sqaruar publikun e tij për lajmet që qarkullojnë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com