Arbër Pajaziti: Kush do ta fitoj garën: Cili është më i keq?!
19:31 | 09 Prill 2019
Ditëve të fundit është rritur debati në mes të opozitës, konkretisht Partisë Demokratike dhe partisë në pushtet, PVD-së. Në këtë debat është inkuadruar dhe kryetari i APN-së, në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Pajaziti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, debatin i cili po zhvillohet në mes të dy partive të lartëpërmendura e quan garë në mes të dy të këqinjëve.

Postimi plotë:

“Se çka keni bërë për dy dekada, këtë e dinë ata që do ta fitojnë këtë garë, pra populli.

Garën do fitojnë duke ju ndëshkuar përmes votës, ashtu siq ju kanë shpërblyer, ashtu siq ju kanë pasuruar, ashtu edhe do t’ju hedhin në “recycle bin” të historisë.

Pozita vs Opozita: ju po bëni keq, ju keni bërë edhe më keq!” ka shkruar Pajaziti.

 

Kejvina Kthella