Arbër Pajaziti: Jetmir Ismaili ka marrun vendimin e duhur dhe çfardo mase që mund të marr dikush ndaj tij, ai nuk duhet të tërhiqet nga ky vendim.
20:02 | 18 Prill 2019

Ditë më parë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, ka marrë vendim që të mos lejoj shfaqjen e filmit”  ”Balkanske međe” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc për shkak të përmbajtjes

Pas këtij vendimi kanë reaguar mediat e Sërbisë dhe ministri i kulturës në Republikën e Sërbisë, duke e konsideruar vendimin e drejtorit Ismaili si vendim të pa drejtë.

E në mbrojtje drejtorit Ismaili i ka dalë kryetari i APN-së, në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

“Bujanoci, ky qytet i vogël, ku gjithkush mund të bëjë çka të dojë.

Ky qytet multietnik, pa incidente ndëretnike, nuk ka nevojë për filma që nxisin urrejtje, tek e fundit filma të tillë ka plot në platforma tjera në internet.

Jetmir Ismaili ka marrun vendimin e duhur dhe çfardo mase që mund të marr dikush ndaj tij, ai nuk duhet të tërhiqet nga ky vendim” është shprehur Pajaziti në profilin e tij në Facebook në lidhje me ngjarjen.

Alesia Bami